Extra Blendi Fevziu flet për karrierën, familjen dhe udhëtimet

Blendi Fevziu flet për karrierën, familjen dhe udhëtimet

Kjo e shtunë e “Shiko Kush LUAN” kishte një moment të veçantë në pjesën e parë të programit. Në studion e Luana Vjollcës erdhi gazetari i njohur Blendi Fevziu.

Me shumë sportivitet ai u bë pjesë e një interviste e cila ishte konceptuar si një trekëndesh, këndet e të cilit përfaqësojnë më së miri Blendin dhe janë karriera, familja dhe udhëtimet.

Ai tregoi se intervista më e bukur politike në karrierën e tij ka qenë përballja e Fatos Nanos dhe Sali Berishës në vitin 2002. Qeveria duhet të ndërrohet dhe në pushtet duhet të vijnë njerëz që mendojnë për vendin dhe prosperitetin.

Sigurisht që në shtëpinë e Blendit, gruaja ka gjithmonë të drejtë dhe ai është babi që u thotë vajzave gjithmonë “Po”. Të ardhmen e vajzave ai e sheh jashtë Shqipërisë sepse sipas tij ky është një vend shumë maskilist në raport me femrat.

Përsa i përket udhëtimeve që janë edhe pasioni i tij, Blendi tregoi se mund të niset në çdo orë dhe çdo moment në udhëtim.