Aktualitet Bletërritësit e rrethit të Tepelenës

Bletërritësit e rrethit të Tepelenës

Bleta është e njohur si insekti më i rëndësishëm, qysh nga lashtësia, që daton me mijëra vjet p.e.sonë! Që në kohën kur u zbulua, se ajo ishte e dobishme për mjaltin, si për vlera ushqimore por edhe ato kuruese, kohë pas kohe, njerëzit filluan t’iu kushtonin më shumë vëmendje për kujdesin dhe mbarështimin e tyre. Që në lashtësi, bletërritësit dhe ata që merreshin me bujqësi, kuptuan se bleta ishte një insekt shumë i dobishëm, në ndihmë edhe të bujqësisë, frutikulturës dhe florës në tërësi, pasi ndihmonte intensivisht për pllenimin e tyre. Është vërtetuar ndër kohëra, se në ato fusha bujqësore me të mbjella që janë pllenuar nga bletët, kanë dhënë 2-3 herë më shumë prodhime vjetore!

Jo paqëllim; përgjatë regjimit të kaluar, lejohej mbarështimi i bletëve, nga familjet edhe pse prona private ndalohej me ligj. Si e tillë, kjo ishte edhe një ndihmesë ekonomike, për të gjitha ato familje tepelenase, që merreshin me mbarështimin e bletëve.

Fillimet e saj, tek çdokush, i ka patur si sport, pasi është nga më të lashtit, por edhe nga më të mrekullueshmit.

Me kalimin e kohës, shumimi i tyre, sillte shtimin e koshereve dhe prodhim të sasive të ndryshme të mjaltit. Disa bletërritës, nga sezonet e mbara të marrjes së mjaltit, mbanin sa u duhej për kërkesat e familjeve të tyre dhe sasinë tjetër, ua shpërndanin nga pak, të afërmve, komshinjve, miqve, shokëve dhe të njohurve të tyre. Nga disa bletërritës, kishte raste që majltin ua shisnin të tjerëve, për konsum familjar apo ilaç dhe herë-herë edhe falas atyre që nuk kishin ekonomi të fortë.

Me aq sa më kujtohet, deri nga fundi i viteve 1990-të, bletërritës memaliotë, kanë qenë: Koço Rajdho, Ahmet Bodeci, Shaban Xhemali, Koço Gjika, Andon Vasili, Haki Shehu, Neshet Kapllani, Andrea Bifsha, Sali Merdani, Vasil Çaçi, Vasil Dine, Myftar Merdani, Myrto Mirta, Myslim Nukra, Teki Zaimi, Thoma Angjeli, Hasan Agaraj, Guçe Guma, Arshi Hibro, Memush Selmani, Sherif Ismailati, Panajot Çami, Vasil Dine, Telha Zeneli, Sitir Sotiriu, i cili kishte mbaruar studimet për bletërritës, Këno Hila, Nuro Kora, Tahir Gashi, Todhe Gjoka, Bari Çarçani, Mihal Karalliu, Dhimitër Karalliu, Serafin Koxhioni, Bilal Merdanaj, Kadri Haxhiaj, Alem Zhupa, Ismail Merdani, Agron Nanaj, Idriz Çerepi, Lulo Maçi, Njazi Goxharaj, Gazmir Zaimi dhe Sulo Dogani, i cili kishte bletë, por nuk ishte bletërritës, pasi shokët e tij kujdeseshin për mbarevatjen e tyre.

Ndërsa nga memaliotët me banim në kodër, ishin bletërritësit, Caush Kaçërri, Qerim Kaçërri, Servet Dedgjoni, Halim Dedgjoni, Skënder Kaçërri, Sinan Çela, … etj.

Pas vitit 1991-ë, bletërritësve memaliotë iu bashkuan dhe emra të tjerë si: Fejzo Kuçi, Çerçiz Ruka, Xhevair Caushi, Mynyr Lamka, Kastriot Mirta, Adriatik Mirta, Armando Goxharaj, …etj. Bletërritësi, Fejzo Kuçi, ka filluar të mbarështoj bletët, në vitin 1991-ë dhe i ka çuar ato, deri në 12 koshere.. Duhet theksuar se, Çerçiz Ruka, e ka filluar mbarështimin në vitin 1991-ë, vetëm me dy koshere dhe e çoi parkun me 150 koshere. Të gjitha kosheret i ka të parkuara në Salari, në vendin ku ai filloi të merrej me bletë, pasi aty shfrytëzojnë koçimaret e Vasjarit dhe lulet e malit të Salarisë.

Bletërritësit memaliotë, i mbanin bletët sipas kushteve dhe mundësive që ata kishin. Disa i mbanin në oborret përpara dhe mbas shtëpive të tyre e disa të tjerë nëpër zona të ndryshme. Nëpër oborret e shtëpive të tyre, i mbanin si: Koço Rajdho, Koço Gjika, Myrto Mirta, Shaban Xhemali, Vasil Dine, Vasil Çaçi, Ahmet Bodeci, Andrea Bifsha, Myslim Nurka, Këno Hila, Thoma Angjeli, Memush Selmani, Kadri Haxhiaj dhe të tjerë, që padyshim do kemi harruar edhe të tjerë. Bletë kishte edhe shkolla 8-vjeçare e qytetit, të cilat i mbante përpara godinës së saj, tek veranda, në katin e dytë dhe bletërritës ishte mesuesi, Serafin Koxhioni. Në fillimet e para të kujdesjes së këtyre bletëve, mësues Serafini, u thumbua disa herë nga bletët dhe ngaqë trupi i tij, nuk u gjend në imunitet të plotë, iu shkaktuan anomalira, të cilat e drejtuan atë në urgjencën e spitalit të qytetit të Memaliajt. Ndërsa bletërritësi Guçe Guma, i mbajti për një periudhët të shkurtër, në brendësi të (ish) bllokut të menave, duke rrethuar një vend në krah të rrethimit të NFP-së, e cila ndodhej në lindje të periferisë së qytetit.

Bashkëqytetari, Albert Merdani, në kujtimet e tij në lidhje me bletët, shprehet: “Bletët tona, i mbanim tek fusha e druve të komunales dhe bashkë me ne, i mbanin edhe bletërritësit e tjerë, si, Telha Zeneli, Panajot Çami dhe Bari Çarçani. Këta dy të fundit, i mbanin bashkë, tek zdrukthtaria e komunales, që ishte po tek fusha e druve. Bashkë me ne, u bashkuan edhe dy kosheret që i fali babai im, Myftar Merdanit, të cilat ai i shumoi ato. Përgjatë kohës që babai na u sëmurë, por edhe pasi ndërroi jetë, xhaxhi Myftari kujdesej edhe për bletët tona. Të gjitha bletët tona ndërruan jetë, pak kohë më vonë, pasi ndërroi jetë edhe xhaxhi Myftari. Ne bijtë e tyre, nuk u morëm me bletët, të cilat janë kaq të bukura, të mira dhe fisnike. Për shumë njerëz, bletët janë një sport i mrekullueshëm!”.

Me ndihmën e komenteve të tepelenasve, që frekuentojnë faqen “Tepelena Sot”, në Facebook, u bë e mundur, për të siguruar emrat e të gjithë btetërritësve të rrethit të Tepelenës, ndër vite, nga shekulli i kaluar e deri më sot.

Emrat e tyre janë si më poshtë:

Tepelenë: Hamit Selimi nga lagja “15 Shtatori” (1965-2010), Bedri Goxha, Sabri Dogani, Xhafer Çuedari, Ferdi Taraj, Dr. Vangjel Masho, Daut Dauti, Përparim Gjonça, Maliq Bilbili, Isuf Skëndi (bletërritës dhe agronom), Enver Zika, Gëzim Çunai, Astrit Daci, Veledin Taraj, Dr. Eqerem Shehu, Qazim Shatrafili, Goxho Kerpi, Lilo Mero Koka dhe Gafur Banush Qendraj.

Salari: Mustafa Qopeku, Sadik Klitoraj, Faik Bilaj, Adil Bilaj, Lame Hasani, Baço Shehu, Arben Zagolli, Murat Bega dhe Kalo Bega.

Lab Meatalloz: Gjolek Elezi.

Turan: Bektash Çela, Haxhi Çela, Hazis Hoxha, Misir Zia dhe i biti i tij, Çerçiz Zia dhe vazhdon tradita edhe nga i nipi, Fatjon Ziadhe. Mehmet Lola është një tjetër bletërritës, që vazhdon traditën.

Sinanaj: Salo Salaj, Hekuran Ormeni, Brahim Kamberi, Adif Ormeni, Besnik Ormeni, Nuri Muçaj, Shkëlqim Muçi, Dhimitër Ndrico dhe Muharrem Halili.

Kodër: Sokrat Shumeli, Zaim Abazi, Vangjel Miçi, Besnik Abazi, Kujtim Hyseni, Apostol Miçi dhe Sevo Miçi.

Izvor: Merjeme Sulozeqi, Allan Shahini, Cane Muharrem Hasanaj, Dervish Bajrami dhe Baki Ramo Sulozeqi.

Në Selckën e Madhe, si bletërritës njihen: Izmir Nuro, Esat Nuro, Syrja Kalemi nga Buzë-Kalemaj, Nuredin Nuro, Xhelo Sefedin Kuka, Agim Xhelili, Nuredin Kuka, Demir Xhelili dhe i biri i tij, Xhelo Xhelili.

Selcka e Vogël: Riza Ibrahimi.

Damës: Shefqet Agaraj, Bilbil Agaraj, Bejo Gjonça dhe në lagjen Bofëng është Mehmet Lika.

Dhëmblan: Rebani Kasaj, Malo Sinaj, Hektor Imeri, Petrit Pilo Qekollepta, Liço Gapaj, Çuman Çuraj, Çuman Tafili, Memo Sinanaj, Kamber Çuraj, Hate Sinaj, Tasim Bushi, Luman Asllani, Riza Meçaj, Malo Islami dhe Skënder Bylyshi, i cili vazhdon edhe sot.

Peshtan: Vangjel Kume, sot banues në Tiranë.

Levan: Kujtim Adem Hyseni, Brahim Lika, Hekuran Lika, Bajram Veli Gjergaj dhe Asllan Caushi.

Bylysh: Luto Zika.

Kallëmb: Veli Alia.

Mezhgoran: Sinan Rapa dhe Myrteza Rapa.

Mamugjinaj: Maze Merko.

Komari: Agush Aga (1965–1990).

Xhafaj: Novruz Hamzaj, Mehmet Hamzaj, Nebi Hamzaj dhe Tare Hamzaj.

Çerrilë: Teme Aliaj.

Dragot: Thoma Shelbaj, Bujar Tahiri, Hanushe Bisha, Syrja Shehu, Demir Dosti dhe Baftjar Shehu.

Luzat: Reiz Guma, Sadat Guma, Margarit Mati, Dhimitër Shumeli dhe Tefik Garo.

Lekël: Thoma Qendri, i cili kishte 80 koshere dhe i mbarështoi ato, deri në vitin 1965-ë.

Bambull: Albert Kordha nga lagja Kordhaj.

Arrëz e Madhe: Xhemal Shehu.

Buzë: Bledar Dosti dhe Syrja Kalemi.

Hormovë: Isuf Skëndi, Laver Osmëni, Zagoll Imeri, Veli Dema, Novruz Shatra, Qenan Shatra dhe Ramo Kokona.

Krahës: Syrja Doda, Bedri Shehu, Kastriot Shehu dhe Shefit Haxhia.

Nivicë: Shemo Ceka, Sabri Ceka, Halim Ceka, Nexhip Ceka, Avdulla Beqo, Xhemil Hoxha, Brahim Mayuku, Cune Bega, Muho Çako dhe vëllezërit Çekani, që mundëm të mësonim emrat e tyre.

Rexhin: Arap Demiri dhe Leonard Demiri, të cilët vazhdojnë dhe sot të kenë park me bletë.

Vasjar: Bujar Shehu, Fatime Shehaj dhe Nazif Shehaj (1960-70), Pajtim Memalla,

Toç: Sheme Halili, Ibrahim Bilbili dhe Pëllumb Shehu.

Kalivaç: Ali Mehmeti, Refat Mahmuti, Qemal Sherifi, Sheme Zeneli dhe Ylli Refat Bilaj.

Koshtan: Vesel Doka dhe tani e vazhdon e bija, Shqiponja Doka (Çumani), e cila është martuar në Toç.

Dukaj: Hysen Haxha, Sulo Bejko, Kaso Duraj, Agim Allkaj, Pëllumb Brahaj, Afrim Gërbi, Rrapo Muçaj, Viron Bejko, Barjam Bejko, Hajri Zeneli, Demo Aliu, Tafil Osmani dhe Myfit Islami.

Bënçë: Muharrem Pulashi, Selman Maçi, Meleq Maçi, Sheme Maçi, Laver Shehu, Afrim Maçi, Artan Maçi, Nehat Paza, Meleqe Maça, Mira Elezi, Duro Osmeni, Kamber Pazaj, Vahedin Maçi, Sheme Maçi dhe Suzana Maçaj.

Zhapokika Nr1: Jonuz Isufi dhe Halim Meta.

Zhapokikë Nr.2: Jonuz Balili, Fuat Alimema, Kujtim Ajdini, Ramiz Isufi, Ceno Visha dhe Jonus Hametaj, para viteve 1990.

Matohasanaj: Brahim Kamberi dhe Xhafo Harizi.

Rabie: Gjolek Muhaj, Syri Muhaj (Patos, nip në Rabie).

Vagalat: Ago Kerrbizi.

Luftijnë: Ali Pashaj, Shaho Lime dhe Sinan Huda.

Maricaj: Nasip Hamzaj.

Amanikaj: Brahim Bilbili dhe Et’hem Velikaj nga lagja “Asllanaj”.

Gllavë e Madhe: Gani Coraj, Jashar Coraj, Veli Muhamet Merdani, Kaso Muharrem Merdani, Feti Sabri Coraj, Vesel Ajdini, Shefqet Mahmuti, Kadri Cora, Asllan Coraj, Xhemal Cakaj dhe Kaso Duraj.

Progonat: Ilmi Cunaj dhe Qenan Haska.

Lekdush: Myftar Cara.

Kamçisht: Tahir Memlikaj.

U përmendën edhe emrat e dy bletërritësve të rinjë: Genc Seitaj dhe Drini Hameti, por nuk plotësoi askush, se cilës trevë i përkisnin edhe pse pyeta sërish.

Në vazhdim po sjellë disa nga komentet, që ndihmuan për bërë më të plotë këtë shkrim, të cilat janë si më poshtë:

Myrto Tafilja: “Nga Dhemblan: Liço Gapaj, Çuman Çuraj, Çuman Tafili, Hate Sinaj, Tasim Bushi, Malo Sinaj, Luman Asllani, Riza Meçaj, …etj.”

Esat Nuro: “Në Selckën e Madhe, një bletërritës i suksesshëm, në vitet 1970-80, ka qenë Xhelo Sefedin Kuka, të cilin e ka trajnuar, Nuredin Nuro. Në Selckën e Vogël, ka mbarështuar bletët edhe Riza Brahimi, me të cilin kam bashkëpunuar edhe unë.”

Asllan Caushi: “Një bletërritës i suksesshëm, rreth viteve 1970-80, ka qenë, Dimitër Ndrico, i cili punonte si mësues në Levan. Me punën tij të palodhur, bëri shumë bashkëfshatar me bletë dhe u dha përvojën e tij. Më vonë, u transferua në Sinanaj, ku edhe atje, e ushtroi këtë profesion të dashur. Mbaj mend, që çdo vjeshtë, ai e shtegëtonte parkun e bletëve, përtej lumit Vjosë, në Iliras, pasi kishte shumë koçimare.”

Vasil Vasili: “Në qytetin Memaliaj, ka patur disa bletërritës. Edhe babai im, Andon Vasili, ka mbajtur bletë. Kornizat e hojeve i bënte vetë, duke përdorur dërrasat e arkave të dinamitit. Mund të ketë mbajtur bletë edhe Hamit Ceka.”

Bujar Sinomati: “I kam unë të gjithë emrat, adresat, sa bletë kanë edhe ku i kanë. Shoqata jonë, nuk jep informacion pa ditur qëllimin tuaj. Dilni në terren, t’ju njohim dhe mos flisni nga interneti……!”

Edmond Ismailati: “Bujar Sinomati! Në radhë të parë, nuk komunikohet siç ju po veproni, pasi as këtu dhe as në jetë, nuk njihem për frikacak apo cub interneti, por thjesht, një bashkëpatriot pa dëngla!

Si e tillë, i përgjigjem kështu, jo juve, por tonit tuaj! Sa për interesimin tim, e kam shprehur këtu e disa vite me parë. Më qartë, dy-tre vite, më para se kryetari juaj i nderuar të ndërronte jetë. Edhe pse m’u premtua se do më dërgoheshin të gjitha të dhënat, nuk ndodhi dhe e kuptoj; arsyeja ishte, pasi shëndeti i tij sa vinte dhe keqësohej dhe nuk vazhdova përpjekjet. Në mos gabohem, kam folur nga afër kur isha në Memaliaj dhe me sekretarin tuaj dhe më premtoi se do m’i dërgonte, por kjo nuk ndodhi! Unë nuk ju njoh, por jam një nga bletërritësit më të vegjël në moshë, ku e kam filluar që 10-vjeç këtë sport; flasim këtu e disa dekada, prandaj nuk më njeh, pasi bashkëmoshatarët e mijë dinin vetëm të hanin mjaltë dhe nga krahu tjetër, i ekzekutonin bletët për sport, kur i shikonin të grumbulluara në ndonjë zhapë bostani ..! Gjithsesi, nëse ke dëshirë të ndihmosh për të mbyllur këtë maratonë nga unë, jeni i lutur të dërgoni emrat e të gjithë bletërritësve dhe nga cilat treva janë, por jo numurin e koshereve, pasi është gjynah …?

Nëse nuk dëshiron, përsëri ju falenderoj që na lexoni edhe pse jo rregullisht, në të kundërt nuk do ishit i vetmi që do pyesnit. Për emrat e bletërritësve memaliotë deri më vitin 1990-të, i kam pothuajse të gjithë, pasi nuk ishim shumë dhe si më i vogël, isha kureshtar t’i dija. Siç e shikon edhe vetë, edhe pse me ndonjë mangësi, me anë të faqeve, Memaliaj dhe Teoelena në Facebook, kam gjetur shumë mbështetje nga shumë dashamirës, emrat e të cilave do jenë në një kapitull më vete, tek “Enciklopedia Memaliaj “. Tani besoj, se e mësuat qëllimin tim!”

Ulsi Liçaj: “Parqe bletësh ka patur shumë në çdo fshat, por bletërrritësa të mirëfilltë ka pasur pak. Mbaj mend Gjolek Elezi (Lab Martalloz), Malo Islami (Dhëmblan), Baço Shehu (Salari), Daut Dauti, Memo Sinanaj, Kamber Çuraj dhe pothuajse gjysma e fshtit Dhëmblan. Këta kanë patur mbi 20 koshere.”

Ilirjan Veizi: “Në Arrëzën e Madhe, mbante blante bletë kushëriri i babait tim, Hasan Agaraj, i cili kishte aq shumë koshere, saqë ia transportonte shteti, kur vendoste për t’i shtegëtuar nga një vend në tjetrin.”

Fatmir Shehu: “Një ndër bletërritësit më me eksperiencë, i cili ka patur parkun e bletëve në Oromenë në afërsi të Ujit të Ftohtë, ka qenë Daut Dauti. Ai ka punuar në Ndërmarrjen Pyjore të Tepelenës dhe në saj të tij, kjo pyjorja u bë me disa parqe bletësh, të cilat u ngritën në Oromene, Ujë të Ftohtë, në fushën e Luzatit, Dhëmblan, Nivice dhe Rexhin, ku ne bënim edhe verimin e koshereve. Këto aktivitete, janë që prej vitit 1967-të me bletërritës Daut Dauti, Qazim Shaterfili, Astrit Daci, Bedri Goxhaj dhe Arap Demiri. Aktivitetin e kësaj ndërmarrje në Nivicë dhe Rexhin, që nga viti 1972 deri në vitin 1989,-të, e kam mbuluar unë. Kemi patur edhe një park në Dhëmblan, me teknik blete, Xhelil Hasani. Çdo park, kishte mbi 100 koshere. Kontribut ka edhe tekniku i pyjeve, Asqeri Shehu, një specialist i nderuar, i cili kujdesej për pyjet.”

Pranvera Sotiriu (Micka): “Një nga bletërritësit, është edhe Shefqet Agaraj nga Damësi. Këtë e di të saktë, sepse babai im e kishte mik familje, pasi ai i mbante babit ndonjë koshere. Babai im, Sotir Sotiriu, ka studiuar në Lushnjë, për teknik bletësh.”

Feko Isara: “Nga qyteti Tepelenës, në lagjen Dragotas, bletërritës deri në vitin 1965-ë, ka qenë, Gafur Qendraj.”

Qerime Arapi: “Në Xhafaj, njihen edhe vëllezërit bletërritës, si: Novruz Hamzaj, Nebi Hamzaj, Mehmet Hamzaj dhe Tare Hamzaj. Aty mjalti ishte me bollëk dhe në çdo shtëpi të tyre. Përveç bollëkut me prodhime pafund, ata ishin njerëz punëtorë e të begatë.”

Kade Taraj: “Bletërritës është edhe bashkëshorti im, Ferdi Taraj, banues në qytetin e Tepelenës, i cili e ushtron këtë profesion qysh prej vitit1988-të dhe kujdeset për 70 koshere. Këtë punë e kryen me shumë pasion dhe prodhimi shitet nga 20 kg e lartë. Parkun e bletëve e shtegtojmë edhe në qytete të ndryshme të vendit. Fëmijët tanë na ndihmojnë gjithashtu, për shitjen e një pjese të prodhimit, në shetet Greqi dhe Itali. Në fshatin Salari përveç atyre bletërritësve që u përmendën nga të tjerët, ka qenë edhe Faik Bilaj, Adil Bilaj, Murat Bega dhe Kalo Bega.”

Zare Osmani: “Për bletërritës në Tepelenë, njihet edhe Hamit Selimi, i cili ka patur bletë deri në vitet 1970-ë. Në parkun e bletëve, kishte koshere dykatëshe, të vendosura mbrapa shtëpis së tij, e cila ishte rrethuar me një mur prej 1.5 m i lartë, për t’i mbrojtur nga era.”

Nimete Sherifi: “Arben Zagolli, i cili mbahet mend të ketë patur bletë nga viti 1965-ë deri më vitin 1977-të, pasi në këtë vit u largua nga Salaria.”

Valentina Pazaj: “Nga Bënça, bletërritës nga shekulli i kaluar, është Kamber Pazaj. Nga bletërritësit e sotëm është, Sheme Maçaj, së bashku me fëmijët e tij, Artur Maçaj dhe Suzana Macaj.”

Silvana Nuri Muçaj: “Për bletërritës njihet edhe tim atë, Nuri Muçaj nga Sinanaj, i cili është 74 -vjeç dhe kujdeset për 15-koshere. I kemi patur shumë herët, pasi i mbaj mend, që kur kam qenë 5-vjeçe. Emra të tjerë bletërritës janë, Shkëlqim Muçi, Kalo Bega, Dhimitër Ndrico, Muharrem Halili, të cilët kanë qenë shumë të dhënë shumë pas bletëve. Emrat që janë përmendur në komente nga të tjerët, janë të një lagjeje të Sinanajt, e cila quhet Dashaj. Në këtë lagje, të gjithë Ormënajt, janë bletërritës me përvojë të lartë, të cilët marrin prodhime shumë të mbara dhe i mbarështojnë ato. Gjithë ky përkushtim i këtyre bletërritësve, është bereqet për zonën tonë, pasi çdo gjë sot, po vjen në zhdukje!”

Agim Xhelli: “Në Selckë ka qenë Nuredin Nuro, një bletërritës i talentuar dhe i mirënjohur në të gjithë zonën. Këtë profesion e trashëgon i nipi i tij, Esat Nuro, i cili i mbarështon edhe në Amerikë.”

Myrto Tafilaj: “Nga Dhemblani kemi shumë bletërritës, emrat e të cilët janë: Liço Gapaj, Çuman Çuraj, Çuman Tafili, Hate Sinaj, Tasim Bushi, Malo Sinaj, Luman Asllani, Riza Meçaj, …etj.”

Sokol Mahmutaj: “Nga Lagja Canometaj, të Zhapokikës së Sipërme, bletërritës është Kujtim Ajdini. Nga Lagja Delviçan i Zhapokikës Nr 2, janë, Jonuz Balili dhe Ramiz Isufi, ndërsa nga Keçerishti i Zhapokikës, është Ceno Visha.”

Halil Bega: “Në fshatin Nivicë ka patur shumë bletërritës, të citël ja kanë trashëguar edhe brezave të rinjë. Disa prej tyre janë si: Shemo Ceka në Racan, e sot bletërritës është edhe Sabriu. Halimi e Nexhipi, janë niprit e babë Shemos, Xhemil Hoxha, Avdulla Beqo, i cili ka ushtruar këtë profesion edhe në kohën kur ishin kooperativat bujqësore.

Rushit Sulozeqaj: “Për aq sa më kujtohet, në lagjen “Likomet” të Izvorit, bletë ka patur gjyshja ime, Merjeme Sulozeqi, e cila kishte mësuar nga prindërit e saj, në Zhapokikë. Në lagjen “Likomet”, njihet edhe Asllan Shahini; në lagjen “Pazaj” , Cane Muharrem Hasanaj; në lagjen “Oruç”, Dervish Bajrami dhe sëfundmi vëllai im, Baki Ramo Sulozeqi, i cili ka dy parqe me rreth 180 koshere, në Sarandë. Të gjithë e njohin Bakiun dhe e marrin edhe për asisten në parqet e tye. Mund të ketë edhe të tjerë, por nuk më kujtohen për momentin, pasi kam 21-vjet që banoj në Itali.”

Mihal Shumeli: “Në Lekël, ka pasur bletë krejtë kohën, Margarit(Mago) Mati, Dhimitër Shumeli. Në Kodër, shumë herët ka pasur, Sokrat Shumeli, Vangjeli Miçi dhe e vazhdojnë edhe sot fëmijët e sa,j Apostol dhe Sevo Miçi. Gjithashtu, në vitet e fundit në Kodër, një bletërritës i suksesshëm, është Kujtim Hyseni.”

Ilirjan Dine: “Në Hormovë, njihen bletërritësit, Laver Osmeni, Isuf Skendi, Zagoll Imeri, Veli Dema, Novruz Shatra, Qenan Shatra dhe Ramo Kokona.”

Baftjar Thanasi: “Për një bletërritës të shkëlqyer në Bençë, njohin edhe tim gjysh, Muharrem Barjam Pulashi dhe sot e vazhdon i biri i tij, Hader Muharrem Pulashi, ku në dokumentarin kushtuar këtij mjeshtri poliedrik, me titull: “Muharrem Barjam Pulashi”, është publikuar edhe arkivi i tij, në fushën e bletërritjes.”

Lulo Lulo: Në Memaliaj njiheshin emrat e bletërritësve, si: Koço Rajdho, Panajot Çami, Todhe Gjoka, Neshet Kapllani, Mynyr Lamka, Xhevair Caushi, Çerciz Ruka dhe shumë të tjerë, që nuk më kujtohen për momentinTelo. Ndërsa, Pajtim Memalla, është nga Vasjari.”

Nevro Hyseni: “Në fshatin Kodër, në vitet 1970-të, ka patur bletë, Zaim Abazi dhe sot vazhdon t’i mbarështoj, djali i tij Besnik Abazi dhe kunati i këtij të fundit, Kujtim Hyseni.”

Edmond Ismailati: “Të parat koshere bletësh që kam parë në jetën time, kanë qenë në lagjen e vjetër, ku edhe jam lindur. Këto i mbarështonin komshinjtë e mi, Myslim Nurka dhe Myrto Mirta, të cilët i mbanin mbas shtëpive të tyre.

Nga sa më kujtohet, mjaltë në sasira të vogla, familjes time i kanë dhuruar bletërritësit, Vasil Çaçi, Andrea Bifsha, Sali Merdani dhe Myftar Merdani. Ndërsa bletërritësi, Arshi Hibro na ka dhuruar sasira të mëdhaja, pasi ai ishte koleg dhe shokë i ngushtë me babain tij, Sherif Ismailati. Ishte po ky shokë dhe mik i familjes tonë, i cili ndikoi shumë tek babai jonë, në frymëzimin, mësimin e të gjitha sekreteve për mbarështimin e bletëve dhe mbështetjen që i jepte në vazhdim. Arshi Hibro, mbahet një nga bletërritësit profesionist, me njohuri të thella në këtë profesion dhe shumë i apasionuar në këtë sport. Nisur nga kjo, babai u frymezua prej tij dhe vendosi të blinte disa bletë nga Myftar Merdani.

Ka qenë një moment kur babai ka dashur të blinte një motor Java nga një shoku i tij gjirokastrit, i cili punonte në spitalin e Gjirokastrës dhe ai, ngaqë kishte njerëz të afërt në Greqi, i kishin dërguar një triçikël tjetër të markës Java dhe do shiste atë që kishte në përdorim. Ngaqë ishte sport i rrezikshëm, ndikuam shumë duke i’u lutur që të ndërronte mendje dhe vendosi të blinte bletë.

Mbaj mend që, sa herë që vilnim mjaltin nga hojet e bletëve, përveç të afërmve dhe të njohurve, u dhuronim edhe komshinjve të gjithë pallatit ku banonim, por edhe ndonjë familje nga pallati trekatësh mbas ndërtesës sonë. Komshinjëve u jepnim nga një kavanoz me mjaltë. Isha dhe unë i pranishëm, kur i mbushnim dhe i shpërndaja portë më portë, duke më falenderuar me mirënjohje të thellë.

Parkun e bletëve, e kemi mbajtur në vende të ndryshme si: Në Sektorin e III-të, pas menxës së punëtorëve; në Izvor, tek ura e Luftinjës në krahë të karburantit dhe në fund, tek punishtja ku kanë qenë magazinat dhe koçekët e kooperativës së Maricajt, në afërsi të fushës së dytë.

Në disa raste, së bashku me bletët e Arshi Hibros dhe Sulo Doganit, formohej një park i madh bletësh, të cilën e kanë shtegtuar edhe në Fier e Vlorë, në sezonet kur çelte pambuku. Kam qenë vetëm dhjetë vjeç, kur fillova të mësoja për kujdesjen e jetës së bletëve dhe më vonë, njohuri të mjaftueshme për të punuar i pavarrur. Kjo u pa qartë, pasi babai më fali një bletë, të cilën e shtova në dy. Ka patur edhe raste, kur na vidhnin koshered dhe ishte e çuditshme, pasi na vidhnin vetëm neve. Madje edhe pse i kishim parkuar në një nga fshatrat e Fierit, tek një shumë afërt i familjes tonë, dora e hajdutit nuk gaboi sërisht për të grabitur një nga bletët tona! Në çdo vend që i kemi parkuar, si në rrethin tonë dhe kur i kemi shtegtuar në rrethe të tjera, na i kanë vjedhur dhe këto fatkeqësi kanë qenë të njëpasnjëshme për ne, pasi humbja apo vjedhja e bletëve, në çdo kohë konsiderohet vdekje! Njerëzit e vegjël dhe shpirtbosh, i vjedhin bletët, pasi ecnin me besëtytninë, se ”po vodhe bletë, jo vetëm që të shumohen, por merr edhe prodhime të mbara dhe të shumëfishta në mjaltë”.

Ishte muaji tetor dhe i ftohtë. Kishin ngelur vetëm dy kosheret e mia, sikur amaneti kishte vendosur që t’i mbronte dhe t’u zgjaste jetën! Ishin bletë të reja dhe të shëndetshme, edhe pse shumica e bletëve në të gjithë vendin, ishin prekur nga sëmundja e morrit të bletës, e cila ishte shumë e rrezikshme dhe shfarosëse,

Pak ditë më vonë, më njoftuan se të dyja kosheret ishin vjedhur në mes të ditës dhe ishin transportuar me një kamion të tipit Zis-151. Personi që na vuri në dijeni, ishte një nga punonjësit e punishtes që ndodhej tek magazinat dhe ruante shumë respekt për baban tim, pasi ishte dëshmitar kur tim At, u dhuronte mjaltë me bollëk dhe këta të fundit, u treguan të pabesë, pasi disa koshere përfunduan në lindje për në Maricaj dhe disa për në Perëndim, që padyshim Zoti e di, pasi vetëm atij nuk i fshihet dotë njeri!

Dëshmia e këtij njeriu të ndershëm, i cili rrëfeu dhe emrat e atyre që na vodhën edhe kosheret e fundit, padyshim që na lanë pafjalë! Koha nuk zhgënjen, pasi gjithmonë ka vërtetuar sesa e sinqertë është dashuria, miqësisa dhe respekti i secilit për të tjerët në këtë jetë dhe kur largohen në botën tjetër.”

Padyshim që edhe të tjerë bletërritës dhe familjet e tyre, kanë kujtime dhe eksperienca nga më të ndryshmet; disa nga më të mrekullueshmet dhe anasjelltas!

Fatkeqësisht edhe pse bletët vidhen nga shpirtboshët, për të patur një mbarështim dhe prodhim sa më të mbarë; vriten me lehtësi nga të tjerët! Ato janë drejtë zhdukjes, pasi përdorimi i tepërt i pesticideve, hebricideve, substancave dhe kimikateve të tjera, të përdorura tek të mbjellat bujqësore, agrumet dhe të gjitha pemët e tjera frutore, po i vret çdo ditë e më shumë, ekzistencën e jetës!

Shkuarja drejtë zhdukjes së kolonive të bletëve, shkakton çeikulibrim ekologjik dhe e çon biodiversitetiin e planetit, drejtë përkeqësimit!

Falë kontributit të natyrshëm të bletëve, të cilat vizitojnë mbi 10 milion lule, për të prodhuar 1 kg mjaltë; bëjnë pllenimin e mbi 25.000 lloje lulesh; pa harruar edhe pllenimin e 70 % të frutave dhe perimeve, ku varet gjithashtu edhe ekzistenca e këtyre të fundit! Kjo ndikon drejtpërsëdrejti tek ekuilibri i burimeve natyrore, ku varet jeta e njerëzve dhe e specieve të tjera!

Pjesa më e madhe e banorëve të tokës, nuk e dinë që bletët janë specia më e rëndësishme e planetit dhe fatkeqësisht, 90 % e tyre, janë zhdukur në gjithë botën.

Edhe shkencëtari, Albert Einstein, ka deklaruar se: “Nëse bletët zhduken, njerëzit kanë katër vjet jetë!”

Ashtu si bletët dhe fëmijët, janë garancia e jetës tonë! Nëse nuk mbrohen dhe trashëgohen, do të vij një ditë, që do shënojnë fundin e  ekzistencës tonë!

Shkencëtarët janë teje të alarmuar për këtë përjetim tragjik që lidhet edhe me fatin e planetit, dhe mendojnë se bletët e bekuara dhe të dhuruara nga Zoti, mund t’i zëvendësojnë me bletë artificiale të tipit dronë, por harrojnë se, Zotin, askush nuk mund ta sfidojë dhe zëvendësoj!

Nëse nuk merren masa, për të parandaluar këtë terrorizëm dhe gjenocid planetar, ekzistenca jonë do të shkojë drejtë zhdukjes, për të pritur një rifillim!

Edmond Ismailati

Nëntor 2021