Aktualitet Bleu byzylykët e vjedhura, pranga 26-vjeçarit

Bleu byzylykët e vjedhura, pranga 26-vjeçarit

Pas arrestimit të Astrit Thaçit, 27-vjeçarit nga Durrësi, i cili kreu grabitje me armë në Elbasan, Tiranë dhe Durrës, dy persona të tjerë janë vënë në pranga.

Pas prangosjes së bashkëpunëtores së tij, operacioni “Trajektorja” vijoi dhe u arrestua edhe një 26-vjeçar, banues në Tiranë. Sipas një njoftimit të policisë së Elbasanit, bëhet fjalë për një të ri me iniciale F.S. që ka blerë 4 byzylykë floriri që Thaçi i kishte vjedhur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.