Aktualitet Bllokohet skafi në Ksamil, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i mjetit lundrues

Bllokohet skafi në Ksamil, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i mjetit lundrues

Një skaf është bllokuar nga policia në Ksamil pasi drejtuesi i tij lundronte pa dokumentet përkatëse. Policia gjithashtu e ka ndëshkuar me 10 mijë lekë gjobë.

Policia e Vlorës ka bllokuar vetëm gjatë kësaj jave 7 mjete lundruese të cilat janë ndëshkuar edhe me gjobë.

Mjetet lundruese do të vijojnë të jenë të bllokuar deri në pagesën e gjobës dhe plotësimin e dokumenteve

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut.

Gjithashtu, policia fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie.

Siguria gjatë sezonit turistik kulmoi pas tragjedisë në brigjet e detit Jon, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdiaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë (2 gusht) në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një skaf, teksa po lahej në det.