Bota Bloomberg: Trump “do t’i hajë” rivalët demokratë në zgjedhje

Bloomberg: Trump “do t’i hajë” rivalët demokratë në zgjedhje

Kandidati presidencial në radhët e demokratëve, Michael Bloomberg, tha se Presidenti Trump do të mposhtë lehtësisht çdo rival demokrat në zgjedhjet e vitit të ardhshme(veç tij), duke deklaruar hapur: “Donald Trump do t’i ‘hajë” ata”.

Bloomberg, 77 vjeç, një pushtetar mediatik, miliarder dhe ish-kryetar i bashkisë së Nju Jorkut, iu bashkua garës zgjedhore muajin e kaluar, duke vendosur ta sfidojë Trump, sigurisht nëse demokratët do zgjedhin atë për t’i përfaqësuar.

Ai ka kontestuar privatisht rivalët e tij demokratë presidencialë, por kjo është hera e parë që ai ka qenë kaq kritik ndaj tyre në publik.

Ai deklaroi se nuk e do atë edhe për katër vjet të tjera, por se ai (Trump), kur t’i shikonte kandidatët e tjerë, do t’i “hante” ata.

Në vitin 2016, Bloomberg tha që Trump ishte personi i gabuar për punën e presidentit, se ai nuk kishte temperamentin, etikën dhe intelektin për punën.