Politika Blushi: Pse nuk i bashkohem çadrës së Sali Berishës

Blushi: Pse nuk i bashkohem çadrës së Sali Berishës

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, në një konferencë për mediat foli për rëndësinë e procesit elektronik të votimeve në mënyrë që ato të jenë të lira e të ndershme.

Për të nxjerrë zgjedhjet nga kriza, dhe për ta bërë procesin transparent duhet votimi e numërimi elektronik. Duhet të kemi të gjithë besim se një makinë elektronike votimi, është shumë më mirë se komisionerët që numërojnë, se ata bëjnë llogaritë për  kandidatët e tyre. Makina elektronike nuk di të llogarisë se sa vota i duhen kandidatit. Numërimi elektronik është shumë i mundshëm për mendimin tim, dhe siguron zgjedhje të lira e të ndershme,” tha Blushi.

Ndërsa pyetjes se pse nuk i bashkohet protestës së opozitës duke pasur parasysh që ka të njëjtat kërkesa si PD, Blushi iu përgjigj ata po paguajnë çmimin e sabotimit reciprok të zgjedhjeve.

Ne nuk do jemi në atë çadër, PD dhe qeveria kanë sabotuar cilësinë e zgjedhjeve.

Mendoni se PD do pranonte mos të kishte numërues që të numëronin vota? Jo, nuk besoj, është një nga 4 partitë që ka numërues në tryezë. Ata do paguajnë çmimin e sabotimit reciprok të zgjedhjeve. Zgjedhjet kontrollohen nga këto dy parti, PD dhe Rilindja.

Ata i administrojnë zgjedhjet tona, që cilësia e tyre të jetë sa më e ulët. Ne jemi 66 që hyjmë në zgjedhje, dhe vetëm 4 parti numërojnë zgjedhjet.

Kështu kanë fituar në zgjedhje Rilindja dhe PD-së. Dhe prandaj nuk shkoj në çadrën e Sali Berishës,” tha Blushi.