Bota Bomba e Luftës së II Botërore gjendet në ngarkesën me patate

Bomba e Luftës së II Botërore gjendet në ngarkesën me patate

Një granatë e kohës së Luftës së Dytë Botërore është gjetur në mesin e një ngarkese me patate të dërguara nga Franca në një fabrikë në Hong Kong.

Policia që realizoi shpërthimin e kontrolluar të granatës tha se pajisja 8 cm e gjerë ishte e veshur me baltë dhe ndodhej “në një gjendje të paqëndrueshme”. Ajo ishte shkarkuar së bashku me patatet por fatmirësisht nuk kishte shpërthyer.

Granata u zbulua në fabrikën e përpunimit të çajit Calbee në rrethin lindor Sai Kung, të shtunën në mëngjes.

“Të gjitha informacionet e deritanishme sugjerojnë se granata ishte importuar nga Franca së bashku me patatet,” u tha gazetarëve agjenti Wong Ho-hon.

Dyshohet se granata është hedhur rastësisht në ngarkesën me patatet e shkulura në një fushë në Francë.

“Granata ka të ngjarë të mos ketë shpërthyer kur është hedhur nga ushtarët atje gjatë luftës, ose është lënë atje pasi u hodh”, tha Dave Macri, një historian ushtarak, për South China Morning Post.

Vitin e kaluar, mijëra njerëz u detyruan të evakuohen në një zonë tregtare të Hong Kongut, ndërsa policia asgjësoi një bombë të Luftës së Dytë Botërore, e gjetur në një shesh ndërtimi.