Sport “Bomba” nga Anglia: Guardiola është i zgjedhuri i PSG-së

“Bomba” nga Anglia: Guardiola është i zgjedhuri i PSG-së

Ai kaloi tri sezone në udhëheqjen e një Barcelone historike, tri të tjera në krye të Bayern Munich dhe tani plotëson sezonin e dytë në stolin e Manchester City.

Nëse Pep Guardiola e lë Premier League në fund të sezonit për një aventurë të re, një sfidë të re, ndoshta, paratë mund ta çojnë në Paris.

Kjo është ajo që të paktën kanë në mendje pronarët e PSG-së, edhe ata sheikë nga Katari, si kolegët e tyre në krye të “qytetarëve”. Siç është publikuar nga gazeta britanike “Mirror”, të shtunën, klubi gjigant francez ka vendosur një prioritet të prioriteteve për sezonin e ardhshëm, për të marrë shërbimet e Guardiolës.

Trajneri spanjoll ka kontratë me Manchester City deri në fund të sezonit të ardhshëm (deri në qershor 2019), me një pagë prej 17 milionë eurosh në vit.

Mësohet se paratë nuk do të jenë problem për Al-Khelaifi dhe biznesmenët e tjerë nga Katari, sfida e vërtetë e të cilëve do të jetë për të mbajtur një grupin e tanishëm konkurrues të lojtarëve.

Largimi i mundshëm i Neymar te Real Madridi, natyrisht do të ishte një pengesë e qartë për të bindur Guardiolën.

Sidoqoftë, Pep gëzon momentin më të mirë në Mançester, që kur u transferua në Angli.

Pas një investimi të madh në përforcime, Guardiola e ka titullin e Premier League në dorë. “Qytetarët” janë një nga kandidatët më të mëdhenj për të fituar titullin në Angli.