Sport “Bomba” nga Spanja: Ronaldo i është ofruar Barcelonës

“Bomba” nga Spanja: Ronaldo i është ofruar Barcelonës

Cristiano Ronaldo i është ofruar Barcelonës nga Juventusi, ku do të formonte një dyshe “jashtëtokësorësh” me Lionel Messin. Lajmin sensacional e jep gazetari spanjoll, Guillem Balague, i cili shpjegon arsyet pse drejtuesit e Juventusit duan ta largojnë.

Guillem Balague deklaroi për BBC se: “Ronaldo i është ofruar kujtdo, edhe Barcelonës. Nuk jam i sigurt nëse ata (bardhezinjtë) mund të shpëtojnë prej tij lehtësisht për shkak të pagës së lartë që merr. Cila skuadër do të ishte e gatshme të shpenzonte kaq shumë para?

Arsyeja pse Cristiano Ronaldos i doli emri për t’iu bashkuar PSG-së nuk është e lidhur me faktin se PSG po mendon ta blejë, por sepse Jorge Mendes-it i është kërkuar ti gjejë një skuadër Ronaldos. Kjo gjë ka disa kohë që ka nisur, në 6 muajt e fundit Ronaldo i është ofruar edhe Real Madridit, që në mënyrë kategorike i ka thënë një rikthimi të mundshëm”, tha gazetari.

Pas dështimit për të dytin vit radhazi të “Zonjës së Vjetër” për të fituar Championsin me Ronaldon në organikë, tashmë është domosdoshmëri ulja e shpenzimeve në këtë kohë pandemie, që arrihet më lehtë duke hequr barrën e pagës së lartë të “yllit” portugez (28 milionë stërlina në sezon).