Bota Bombardues bërthamor rusë dhe kinezë fluturojnë mbi Detin e Japonisë: Mesazh Bidenit...

Bombardues bërthamor rusë dhe kinezë fluturojnë mbi Detin e Japonisë: Mesazh Bidenit në Tokio

Katër avionë të Rusisë dhe Kinës, me kapacitet bërthamor, kanë fluturuar në formacion, ndërsa presidenti amerikan po takohej në kryeqytetin japonez me liderët e Quad (Japoni, Indi dhe Australi).  

Nëse kërkonte të ishte një “mesazh” për presidentin amerikan Joe Biden, në një vizitë në Azinë Lindore, sigurisht që u mor. Bombarduesit me kapacitet bërthamor të Rusisë dhe Kinës kanë fluturuar për 13 orë në formacion, mbi Detin e Japonisë dhe Detin kinez lindor, ndërsa kanë ngjallur reagimet të ashpra të Tokios dhe të SHBA-ve.

Stërvitja u zhvillua në mënyrë surprizuese, ndërsa Biden po takohej e liderët e Quad — ku janë pjesë përveç SHBA-ve dhe Australisë, edhe India e Australia. Takimi u zhvillua në Tokio për sigurinë rajonale.

“Stërvitja demonstruese tregon se Kina po vazhdon bashkëpunimin e saj ushtarak me Rusinë në Indo-Paqësor, edhe pse Rusia po brutalizon Ukrainën”, tha një zyrtar amerikan, “kjo tregon se edhe Rusia do të qëndrojë pranë Kinës në Detin kinez lindor dhe jugor dhe jo me shtetet e tjera indo-paqësore. Nobuo Kishi, ministri japonez i Mbrojtjes, ka dënuar stërvitjen ushtarake duke e cilësuar si “provokuese” dhe të “papranueshme”.

Avionët kanë dhunuar hapësirën ajrore të Japonisë, por kjo është e katërta herë që nga nëntori që fluturime të përbashkëta të Rusisë dhe Kinës janë parë pranë Japonisë.

Liderët e Quad paralajmëruan kundër tentativave për “ndryshimin e status quo me forcë (duke iu referuar me shumë mundësi Tajvanit që Biden deklaroi u deklarua i gatshëm ta mbronte nga një pushtim i Kinës), ndërsa përmendën mbi të gjitha luftën në Ukrainë.