Extra Bora Zemani dhe Olsa Muhameti largohen nga ‘Për’Puthen’?

Bora Zemani dhe Olsa Muhameti largohen nga ‘Për’Puthen’?

Autorja e programit “Për’Puthen”, Olsa Muhameti, dhe moderatorja Bora Zemani duket se do të vazhdojnë të qëndrojnë në Top Channel, ndonëse së fundmi u përfol se të dyja do të largoheshin.

Sipas Iconstyle.al, Bora Zemani dhe Olsa Muhameti mund të zëvendësoheshin përkatësisht nga Klea Huta dhe Zefina Hasani. Zefina ka qenë autore e disa emisioneve në Top Channel, si “Hell’s Kitchen” apo “Voice of Albania”, ndërsa Klea së fundmi moderoi “Këngë moj” në Vizion Plus. Gjithashtu u përfol se ndoshta emisioni dating do të zëvendësohej nga nje tjetër program i ngjashëm i drejtuar nga Luana Vjollca (në mars 2020, Luana po përgatitej për “Take me out”, por emisioni u ndërpre për shkak të pandemisë).

Në një bisedë me ndjekësit në Instagram kohë më parë, Muhameti u shpreh: “Mendoj se ky është viti i fundit që unë bëj ‘Për’Puthen’. Kështu që do të më duhet të pushoj pak dhe pastaj [të merrem me] një projekt të ri pse jo, kismet.”

Mirëpo Top Albania Radio konfirmon se autorja e “Për’Puthen” dhe Bora nuk do të largohen dhe “Për’Puthen” do të vazhdojë, artikull të cilin e shpërndau edhe Muhameti në Instagram duke mohuar kështu thashethemet.