Kryesore Borchardt flet pas tryezës së OSBE: Jam i zhgënjyer, nuk e qeverisim...

Borchardt flet pas tryezës së OSBE: Jam i zhgënjyer, nuk e qeverisim ne këtë vend

Pas largimi të opozitës nga tryeza e reformës zgjedhore ka reaguar ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Ai u shpreh kundër propozimit të PD-së në tryezën e Reformës Zgjedhore, që të realizohet nga një strukturë e posaçme me përfaqësues të SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së.

“Nuk jam i lumtur për situatën që u krijua. Është zhgënjyese. Hapin tjetër do ta shohim. Njerëzit duhet të qëndronin, të dëgjonin në atë tryezë. Ne nuk e qeverisim këtë vend, që të marrim në dorë reformën, ne nuk jemi të zgjedhur. Jemi këtu për të dhënë mbështetjen tonë”

Borchardt shtoi se “hapin tjetër do ta shohim, pasi opozita duhej të qëndronte dhe të dëgjonte”.