Ekonomi Bordi i Transparencës ul çmimet e naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ul çmimet e naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet në mbledhjen e fundit.

Nafta është ulur me 4 lekë, benzina me 1 lek ndërsa çmimi i gazit nuk ka ndryshuar.

Respektivisht çmimet janë:

Nafta: 223 lekë/litri

Benzina: 209 lekë/litri

Gazi: 74 lekë/litri

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 13 nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.