Ekonomi Bordi i Transparencës ul me vetëm 1 lek çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ul me vetëm 1 lek çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e radhës që të ulë çmimin e naftës me 1 lek. Nga kjo e shtunë, në orën 18:00, nafta do të shitet me 220 lekë për litër.

Ulje më të ndjeshme ka pësuar çmimi i benzinës, me 8 lekë. Ajo do të blihet me 199 lekë për litër. Ndërkohë edhe çmimi i gazit është ulur po ashtu me 1 lekë duke u shitur nga kjo e shtunë me 80 lekë për litër.