Ekonomi Bordi ndryshon çmimet, ulet nafta dhe benzina

Bordi ndryshon çmimet, ulet nafta dhe benzina

Një ditë pasi çmimi i naftës arriti nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme çmimet e reja për karburantet të cilat do të hyjnë në fuqi në orën 18:00.

Çmimi i naftës është ulur me 4 Lekë, nga 265 lekë për litër që ishte, ka shkuar 261 lekë/litër.

Ulje ka pësuar edhe çmimi i benzinës pasi nga 241 lekë/litri, do të tregtohet me 236 lekë/litri.

Çmimi gazit nuk ndryshon. Në pikat e karburanteve një litër gaz do të blihet për 86 Lekë.

Njoftimi:

Bordi i Transparencës në datë 18 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 261 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 249 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 236 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 224 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).