Ekonomi Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës, rritet me 7 lekë

Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës, rritet me 7 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për shitjen e karburanteve.

Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë 223 lekë/litri duke pësuar kështu rritje prej 7 lekësh nga 216 Lekë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë do mbetet po i njëjti,194 lekë/litri.
Ndryshim nuk ka pësuar as çmimi i gazit, i cili do jetë 78 lekë/litri me pakicë.

Sipas Bordit të Transparencës, vendimet janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.