Ekonomi Bordi rrit çmimet e naftës me 8 lekë për litër

Bordi rrit çmimet e naftës me 8 lekë për litër

Për herë të parë pas gati dy muajsh Bordi i Transparencës ka vendosur që të rrisë çmimin e karburanteve, ndonëse në bursa nafta vijon të mbetet më pak se 90 dollarë për fuçi, në nivele të ngjashme me shkurtin, përpara se të fillonte shtrenjtimi i ndjeshëm si rrjedhojë e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sipas vendimit të Bordit, një litër naftë do të tregtohet me 214 lekë, nga 206 lekë që ishte deri tani.

Benzina do të tregtohet me 195 lekë, nga 191 lekë që ishte deri tani.

Në krahasim me shkurtin, kur ishte rreth 185-190 lekë, nafta në vend është gati 15% më e shtrenjtë në tregun vendas.