Ekonomi Bordi ul çmimet e karburanteve

Bordi ul çmimet e karburanteve

Për herë të parë, çmimi naftës pëson ulje më të madhe që nga krijimi i bordit.

Në mbledhjen e kësaj të enjte, Bordi i Transparencës ka ulur çmimet e karburanteve në vend. Kështu 1 litër naftë do të tregtohet  me 7 Lekë më pak, pra me me 182 Lekë/litri, nga 189 Lekë/litri që ishte deri më sot.

Ndërsa një litër benzinë do të shitet me 4 Lekë më pak, pra me 182 Lekë/litri, nga 186 Lekë/litri që ishte.

Gazi do të tregtohet me 1 Lekë më pak, i cili do të jetë 75 Lekë/litri nga 76 Lekë që ishte.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.