Bota Boris Johnson paralajmëron britanikët: Ditë të vështira po vijnë

Boris Johnson paralajmëron britanikët: Ditë të vështira po vijnë

Kryeministri britanik Boris Johnson u ka bërë thirrje britanikëve të qëndrojnë në shtëpi dhe njoftoi masa më të rrepta për të luftuar koronavirusin.

“Është e rëndësishme për mua të jem i sinqertë me ju – ne e dimë se gjërat do të përkeqësohen para se të përmirësohen”, tha ai në një deklaratë të shpërndarë nga Downing Street.

“Ne kemi marrë përgatitjet e duhura dhe sa më shumë të ndiqemi nga rregullat, aq më pak jetë do të humbasim dhe aq më shpejt jeta jonë do të kthehet në normalitet”, theksoi Johnson.

“Në këtë kohë të krizës kombëtare, ju bëj thirrje, ju lutemi të qëndroni në shtëpitë tuaja, të bashkëpunoni me Shërbimin Kombëtar të Shëndetit (NHS) dhe të shpëtoni jetë.”

Qëndrimi në shtëpi dhe rregullat e rrepta të distancës sociale duhet të ndiqen, paralajmëroi Johnson, i cili është dhe vetë i infektuar nga virusi.

“Këto rregulla duhet të respektohen. Nëse njerëzit i shkelin ato, policia do të penalizojë”, shtoi ai.

Numri i vdekjeve nga virusi koronar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në më shumë se 1.000 dhe të infektuar në më shumë se 17,000.

Mbretëria e Bashkuar ka vonuar masat e distancës sociale deri në javën e kaluar, duke besuar te teza e imunitetit kolektiv.

Princi Charles, trashëgimtari i fronit britanik, është gjithashtu i infektuar.