Bota “Bota drejt harmonisë fetare”, puthje mes Papa Françeskut dhe Imamit të Egjiptit

“Bota drejt harmonisë fetare”, puthje mes Papa Françeskut dhe Imamit të Egjiptit

Papa Françesku dhe Imami i Egjiptit Al-Alzhar Sheikh Ahmed al-Tayeb u takuan dje në Abu Dhabi, ku u përqafuan me njëri-tjetrin dhe bënë thirrje për paqe.

Dy liderët fetarë nënshkruan një deklaratë me shpresën e tyre për paqe në botë dhe mirëkuptimin e qenies njerëzore.

Dokumenti u nënshkrua në emër të të gjitha viktimave të luftërave, persekutimit dhe padrejtësisë, dhe atyre të torturuar në çdo pjesë të botës pa dallim.

Imami i Madh i xhamisë dhe universitetit Al-Azhar të Egjiptit u bëri thirrje myslimanëve në Azinë Perëndimore të përqafojnë bashkësitë e krishtera lokale, duke u thënë të krishterëve se ata janë qytetarë të këtij kombi me të drejta dhe përgjegjësi të plota.

“Vazhdoni të përqafoni vëllezërit tuaj, qytetarët e krishterë kudo, sepse ata janë partnerët tanë në kombin tonë”, tha Imami i Madh.