Bota Bota ndalet nga koronavirusi, por Korea e Veriut nuk ndal hedhjen e...

Bota ndalet nga koronavirusi, por Korea e Veriut nuk ndal hedhjen e raketave

Gjatë muajit mars bota pothuajse është ndalur si efekt i përhapjes globale të koronavirusit, që ka detyruar mbylljen e kufijve tokësorë dhe ajrorë të shumicës të vendeve.

Por ka një vend ku këto kufij janë gjithmonë të mbyllur, dhe ku jeta të paktën sipas regjimit që e sundon, vazhdon si më parë. Madje, edhe më me vrull, të paktën në pjesën ushtarake që e karakterizon.

Korea e Veriut ka vijuar dje me hedhjen e dy raketave, duke çuar në nëntë numrin e tyre vetëm gjatë muajit mars. Bëhet fjalë, sipas analistëve, për një rekord, pasi asnjëherë në historinë e saj regjimi i Penianit nuk ka hedhur një sasi më të madhe në një hark 30-ditor.

Bëhet fjalë për raketa me distancë të vogël, që kanë përshkuar rreth 240 kilometra, por aktiviteti i vrullshëm gjykohet nga ekspertët si sinjali i shpalljes të një arme më të fuqishme, siç ndodhi në vitin 2016.

Qeveria e Koresë së Jugut dënoi aktin duke nënvizuar që “Në një gjendje ku e gjithë bota po kalon vështirësi nga COVID-19, këto akte janë të papranueshme dhe ne kërkojmë ndalimin e tyre”,  ishte deklarata e Seulit.

Ndërkohë, për sa i përket koronavirusit, sipas deklaratave zyrtare të Penianit, nuk regjistrohet asnjë rast i vetëm.