Sport Botërori 2006 / Lippi zbulon rrengun e pabesueshëm ndaj “spiunëve” gjermanë: Iu...

Botërori 2006 / Lippi zbulon rrengun e pabesueshëm ndaj “spiunëve” gjermanë: Iu treguam të pasmet

Gjatë një bisede me studentët e universitetit të hënën, ish-trajneri i Italisë, Marcello Lippi kujtoi kohën kur i udhëzoi lojtarët axurr të hiqnin pantallonat e shkurtra gjatë një seance stërvitore, në mes të rrugëtimit të tyre në Kupën e Botës 2006.

Incidenti ndodhi pak para gjysmëfinales kundër Gjermanisë, të cilën Italia e fitoi 2-0 në kohën shtesë. Lippi kishte dashur të largonte kështu fotografët, që ai dyshonte se po spiunonin stërvitjet e ekipit të tij.

“Në mëngjesin e gjysmëfinales me Gjermaninë, ne po bënim nxehjen pranë Dortmundit, kur pashë disa shkrepje drite që vinin nga pemët aty pranë, – kujton ai, sipas “TuttoSport”. – Unë dyshova se disa fotografë po fshiheshin dhe po përpiqeshin të merrnin informacione të brendshme mbi taktikat tona.

Kështu, iu thashë lojtarëve të mi për këtë, u kërkova që të gjithë të rreshtoheshin me shpinë nga pemët dhe me urdhrin tim, të përkuleshin dhe të hiqni pantallonat e shkurtra. Ata e bënë këtë dhe të gjithë qeshëm.

Fakti që nuk u publikua asnjë fotografi tregon se nuk kishte fotograf, por të paktën ne u argëtuam, një element i domosdoshëm për një skuadër fituese. Vetëm cilësia teknike nuk mjafton, nëse nuk keni harmoni brenda grupit. Trajneri më i mirë nuk është më kompetenti, por ai që mund të krijojë shpirtin më të mirë të ekipit”.