Sport Botërori 2018: Ku gjenden 500 tifozë që nuk kanë dalë ende nga...

Botërori 2018: Ku gjenden 500 tifozë që nuk kanë dalë ende nga Rusia?

Mediat ruse raportojnë se edhe 500 tifozë ende nuk janë kthyer në shtëpi pas Kupës Botërore në verën e vitit 2018 në këtë vend.

Për kohëzgjatjen e Kupës së Botës në Rusi çdo tifoz ka qenë i pajisur me një ID, me anë të së cilës i janë lejuar hyrje-daljet nga Rusia deri më 31 dhjetor 2018.

Por pas afati ka skaduar, 500 tifozë rezultojnë ende në Rusi, referuar ID. Më shumë se gjysma tyre vijnë nga Afrika Sahariane, ndërsa 174 nga Nigeria. Edhe tifozët që nuk luanin në Botëror, si ato të Kinës dhe Indisë, erdhën në kampionat.

Sipas mediave ruse, besohet ky kontigjent prej 500 tifozësh ka kaluar në territorin e BE-së nga vendet ballatike, për të kërkuar më pas azil.

“Edhe gjatë Kupës Botërore, një njeri afrikan më pyeti për ndihmë dhe pastaj u bëra i vetëdijshëm për një problem potencial. Sot kam dëgjuar shumë histori nga rrethinat e Moskës në lidhje me njerëzit që kishin mbetur në vend,pas Kupës së Botës, por problemi është se publiku nuk është e angazhuar me ta”, tha Alan Moore, një gazetar anglez që punon si korrespondent në Rusi.

Gjatë Kupës së Botës u shitën më shumë se 2.4 milionë bileta, dhe shumica e tifozëve thuhet se erdhën nga Shtetet e Bashkuara, Brazili, Peruja, Gjermania, Kina, Australia, Anglia, Japonia dhe Kolumbia.