Kryesore Braçe flet si zëvendëskryeministër dhe ka një paralajmërim për atë që do...

Braçe flet si zëvendëskryeministër dhe ka një paralajmërim për atë që do të ndodhë në administratë

Erion Braçe i është përgjigjur interesimit të medias pasi kryeministri njoftoi emërimin e tij në postin e zëvëndëskryeministrit.

“Do të ndryshojë gjithçka. Meqë aty kryeministri ravijëzoi nja 2-3 detyra dua t’i them ço qytetari që kërkon të marrë shërbime publike nga administrata e shtetit që të mos paguajë asnjë qindarkë”. tha Braçe duke lënë të kuptohet se misioni i tij do të jetë lufta kundër korrupsionit në administratë.