Mazhoranca Braçe ironizon Blushin: Kryetar partie me votat e atyre që të bëjnë...

Braçe ironizon Blushin: Kryetar partie me votat e atyre që të bëjnë “like” në Facebok

Partia më e re “Libra” mbylli dje zgjedhjet e brendshme.

Ben Blushi u zgjodh me 95% të votave kryetar partie.

Por deputeti socialist Erjon Braçe, shkruan me ironi se Blushi u zgjodh nga anëtarë që bëjnë “like” në Facebook.

Status i Braçes në Facebook:

“95% kryetar!!

A mund te me tregoje kush diferencen;

Iken nga nje parti duke share, akuzuar, sulmuar e bere cope- cope, perse kryetari aty fiton me 95% te votave te anetareve ne nje votim te pergjithshem me leter e kuti dhe, nderton nje “parti” tenden, e reklamon si risine e demokracise dhe, vete e “zgjidhesh” kryetar me 95% te votave te atyre qe si ke pare kurre, nuk i ke takuar ndonjehere, por i quan anetare te partise pse te bejne “like” ne Facebook.

95% mbetet i njejte!!

Anetaret dhe “anetaret”, ndryshojne natyrisht.

Eshte dallimi mes atyre qe ekzistojne dhe atyre qe nuk ekzistojne.