Politika Braçe: Në 30 vite, të njëjtët politikanë dogjën dy breza dhe po...

Braçe: Në 30 vite, të njëjtët politikanë dogjën dy breza dhe po përvëlojnë të tretin

Zv/kryeministri Erion Braçe deklaron se në 30 vite, të njëjtët politikanë dogjën dy breza dhe po përvëlojnë të tretin.

Sipas Braçes, në fillim këta politikanë dogjën brezin e babait, më pas të djalit e tashmë të nipit. “Të njëjtët politikanë, dogjën dy breza dhe, po përvëlojnë të tretin!”, – shkruan Braçe.

“Ne fillim brezin e babait, pastaj brezin e djalit, tani të nipit/mbesës! Janë të njëjtët shkatërrues, te njëjtët zjarrvënës, të njëjtët hajdutë, të njëjtët dhunues e vrasës!”, – thekson Braçe.

“Kaq të lirë e kemi jetën ne shqiptarët sa, çdo dhjetëvjeçar falim nga një brez tek politika e të njëjtëve terminatorë? Kanë dy partitë e tyre, por gjithnjë vjedhin bashkë”, dhunojnë bashkë, vënë zjarrin bashkë, vrasin bashkë, marrin jetën e brezave po bashkë!”, – tha Braçe.

“Jo më! Boll më! Nuk ka asnjë arsye që brezi i fëmijëve të sotëm të përvëlohet në zjarrin e këtyre! Përkundrazi, ky duhet të jetë brezi që bën drejtësi për dy të tjerët-prindërve e gjyshërve!”, – vijon zv/kryeministri.

“DREJTËSIA E RE është për ta, e ardhme për ta e për çdo brez që do i pasojë. Kurrë nuk do jenë të barabartë pa Drejtësinë e Re! Një vend pa këtë Barazi kurrë nuk do të ketë një brez tjetër, të ri dhe garanci për këtë vend!”, – shton Braçe.

“Të Barabartë tani, Drejtësia e Re është mundësia, garanti për të drejtat themelore, nisur nga e drejta e votës-sulmuar kriminalisht dje, aksesi i drejte dhe përfshirës në arsim e shëndetësi, pjesëmarrja në punësim, prodhim, të ardhura! Të Barabartë tani! Me votë, në 30 Qershor”, – përfundon Braçe.