Politika Braçe: Përplasja Llalla-Lu, ngjarja më e rëndë e pluralizmit…

Braçe: Përplasja Llalla-Lu, ngjarja më e rëndë e pluralizmit…

Duke folur nga seanca plenare deputeti i PS-së, Erjon Braçe reagoi edhe për përplasjen e sotme mes ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu dhe prokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Braçe e cilëson si ngjarjen më të rëndë të ndodhur në Shqipëri në 27 vite demokraci.

“Këtu në parlament duhej bërë zhurmë, për të zhurmuar ngjarjen më të rëndë në 27 vite demokraci, përplasjen mes SHBA dhe prokurorisë së Republikës që po konsumohet tani në këtë orë.

Janë përplasjet më të rënda që unë kujtoj në përmasa më të vogla ka ndodhur ditën kur disa nga ju u mblodhët këtu në sallën e Kuvendit dhe sulmonit SHBA-në për grusht shteti , kryengritje, komplot në Republikën e Shqipërisë. Në ato ditë zgjodhët president një njeri që instaloi në Shqipëri antitokraci”, tha Braçe.