Ekonomi Braçe prezanton Artan Lamen te Kadastra: Beteja do të vazhdojë

Braçe prezanton Artan Lamen te Kadastra: Beteja do të vazhdojë

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka prezantuar këtë të shtunë Artan Lamen si drejtor të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Gjatë prezantimit Braçe, tha se zgjidhja e problemeve me pronat dhe certifikimi i tyre është problemi kryesor i qeverisë.

“Certifikimi i pronave është prioritet i qeverisë. Kemi bërë një punë shumë të mirë me legalizimet. Është një betejë që do vazhdojë për të përfunduar procesin e legalizimi të objekteve të paligjshme kudo që ndodhen, në periferi apo zona të populluara dhe ajo përvojë duhet të shërbejë për të çuar para proceset që kemi nisur”.

Ndërsa Lama, deklaroi se do të bëhet një reformë thelbësore në meritokraci

“Angazhimi për këtë projekt të ri, që është kadastra shqiptare, është sfida jonë dhe e qeverisë. “Thembra e Akilit” në Shqipëri mbetet regjistrimi i pronës. Gjithashtu do të kemi reformë thelbësore në meritokraci”.