Politika Braçe: Situata politike nuk është komode për ne, por zgjedhje të parakohshme...

Braçe: Situata politike nuk është komode për ne, por zgjedhje të parakohshme nuk ka

Një ditë përpara mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, një nga figurat kryesore të së majtës, zv/kryeministri Erion Braçe ka theksuar se situata politike në vend nuk është komode për qeverinë.

Por nga ana tjetër, ai shprehet i bindur që vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme sepse kjo do të kthehej në një precedent të rrezikshëm.

“Nuk është komode, absolutisht nuk është komode. Të paktën unë jam mësuar ndryshe, por besoj edhe kolegët e mi e ndjejnë që kjo situatë nuk është komode. Duke nisur që nga zgjedhjet e 30 qershorit ku konkurrenca ishte e kufizuar tej mase. Unë mendoj që një palë zgjedhje me konkurrencë akoma edhe më efektive do të kishin sjellë një mobilizimim edhe më të madh nga pikëpamja organizative e Partisë Socialiste, por do t’i bënte mirë edhe vetë PS-së në formësimin e një alternative edhe më të qartë vendore”, deklaroi Braçe në TCh.