Extra Brad Pitt sërish në gjyq me Angelina Jolie

Brad Pitt sërish në gjyq me Angelina Jolie

Brad Pitt thotë se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, përveçse të kthehet sërish në gjykatë me Angelina Jolie për të diskutuar kujdestarinë e fëmijëve.

Beteja ligjore midis Brad Pitt dhe Angelina Jolie nuk ka mbaruar ende. Sipas zërave më të fundit, të dy të divorcuarit që nga viti 2016, do të rikthehen në gjykatë.

Marrëveshja e fundit e çiftit ishte në vitin 2018, por padyshim që nuk doli mirë. Brad Pitt dëshiron më shumë, ai kërkon kujdestarinë e përbashkët të gjashtë fëmijëve të tij, duke çuar sërish në gjykatë Jolie.

Një burim i afërt me të dy aktorët tha se: “Brad po kërkon që të vendoset kujdestaria e përbashkët. Angelina nga ana e saj dëshiron të jetë e drejtë kur bëhet fjalë për kujdestarinë prindërore. Ajo është shumë e vëmendshme për mirëqenien e fëmijëve.

Brad shpreson shumë se kujdestaria e përbashkët do të funksionojë sepse ata të dy besojnë në rëndësinë e të pasurit dy prindër.”

Burimi tha gjithashtu se Brad ka respektuar mënyrën e prindërimit të Angelinës, por tani dëshiron të shohë më shumë fëmijët.

“Edhe nëse nuk pajtohet me gjithçka që ka bërë, Brad e di që Angelina i do fëmijët dhe nuk dëshiron asgjë tjetër përveç të mirës për ta. Dhe ai gjithashtu e di se dashuria dhe prania e tij janë të domosdoshme”- tha burimi.

Marrëdhënia midis Brad Pitt dhe djalit të madh Maddox “nuk u rikuperua kurrë”.

Burimi gjithashtu pretendon se Brad Pitt “ka bërë gjithçka që është e mundur për të mos u kthyer në gjykatë”, por beson se “nuk ka asnjë zgjedhje tjetër”.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie do të thirren në javët e ardhshme para një gjykatësi në Kaliforni për të diskutuar mbi pretendimin e Pitt.