Extra Brad Pitt siç nuk e keni parë asnjëherë, shpërndan ndihma për të...

Brad Pitt siç nuk e keni parë asnjëherë, shpërndan ndihma për të varfrit në Los Anxhelos

Me veshje anti-covid, i kompletuar me një maskë dhe doreza, aktori hollivudian Brad Pitt kaloi pa u vërejtur për një kohë të gjatë nga paparacët, ndërsa shpërndante fruta, perime dhe ushqime të tjera për nevojtarët në një lagje të varfër të Los Anxhelosit.

Aktori kaloi një ditë të tërë duke siguruar ushqime për familjet në nevojë në një lagje të varfër në qytetin e engjëjve. Dhe as shkrepjet e fotografëve, të cilët pasi e njohën, nuk humbën asnjë rats pa e fotografuar, nuk e penguan të përfundonte punën e tij.

Sipas disa mediave amerikane, Pitt ndaloi vetëm për disa pushime të shkurtra dhe për të shkëmbyer disa fjalë me vullnetarët e tjerë.

Një hero i vërtetë me një zemër të mirë dhe një gjest vërtet i lavdërueshëm nga Pitt, i cili nuk është hera e parë  që ka zbritur nga froni i tij si një yll i Hollivudit për t’u bashkuar me njerëz të zakonshëm dhe për të ndihmuar atje ku duhet më shumë.