Aktualitet Braktisi të birin në Gjermani, nën hetim një grua nga Tirana

Braktisi të birin në Gjermani, nën hetim një grua nga Tirana

Një grua nga Tirana u procedua penalisht nga policia, pasi dyshohet se ka braktisur djalin 16-vjeçar në Gjermani, me qëllim azilkërkimin.

“Nga shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të plotësimit të kushteve për të udhëtuar në hapësirën Schengen dhe të parandalimit të udhëtimeve apo të braktisjes së fëmijëve me qëllim azilkërkimin, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasen F. A., 37 vjeçe, banuese në Tiranë. Procedimi për këtë shtetase filloi, pasi dyshohet se ka braktisur djalin e saj të mitur 16 vjeç, në Gjermani”, tha policia në një njoftim për rastin në fjalë.