Sport Brazili mendon Ancelottin për zëvendësimin e Tite. Dhe italiani nuk e mbyll...

Brazili mendon Ancelottin për zëvendësimin e Tite. Dhe italiani nuk e mbyll derën

Ancelotti dhe Vinicius te Reali

Del edhe emri i Carlo Ancelotti si pasues i mundshëm i Tites në stolin e Brazilit.

Lajmin e bën të ditur “UOL Esporte” që thekson se trajneri italian është kontaktuar që në muajin tetor dhe ka lënë të hapur një derë të vogël pas largimit të Tites.

Ancelotti ka kërkuar të njihet me programin e federatës dhe ka garantuar se do të jetë i disponueshëm duke nisur që nga muaji qershor i vitit të ardhshëm kur të mbyllë sezonin me “Los Blancos”.

Kontrata e Ancelottit me Realit e ka skadencën në 2024, dhe në rast se do të pranonte do ta shkëpuste para kohe.

Ancelotti është mik i ngushtë i Tites që dha dorëheqjen pas eliminimit nga Botërori dhe flasin shpesh në telefon. Ancelotti do të ishte një trajner shumë i vlerësuar nga brazilianët e Realit: Vinicius, Rodrygo dhe Eder Milita

Presidenti i federatës, Ednaldo Rodrigues ka bërë me dije se opsioni i një trajneri të huaj është më i dëshiruari prej tij dhe nëse Ancelotti pranon, në stol deri në muajin qershor do të ulet një emër i përkohshëm.