Ekonomi Bregu: Integrimi në Zonën Ekonomike Rajonale një fitore për të gjithë!

Bregu: Integrimi në Zonën Ekonomike Rajonale një fitore për të gjithë!

Bratislavë – Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, u takua sot në Bratislavë me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Sllovake, Miroslav Lajçak. Të dy zyrtarët diskutuan Samitin e Procesit të Berlinit në Poznan në Korrik, në veçanti rezultatet kur ishte fjala për zbatimin e Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale

“Integrimi  është një fitore për të gjithë. Lidhshmëria ndër-rajonale rrit volumet e tregtisë, e pasuron tregun dhe ofertën e punës dhe siguron mundësi më të mëdha punësimi, e bën rajonin më tërheqës për investime të huaja. Ajo gjithashtu nxit marrëdhënie të mira fqinjësore dhe inkurajon mësimin e ndërsjellë dhe shkëmbimin e praktikave të mira midis ekonomive që ballafaqohen me sfida të ngjashme. Trendet rritëse në treguesit ekonomikë si dhe anketat e perceptimeve publike tregojnë përfitimet e zbatimit të zonës rajonale“, tha Bregu.

“Ka rezultate reale që rrjedhin nga përpjekjet rajonale. Synimet për vitin 2020 në punësim, arsim dhe bilanci tregtar janë përmbushur ose tejkaluar. Efektet pozitive janë njohur nga qytetarët rajonalë – Anketa Barometrit Ballkanik shënon një rritje të qëndrueshme të kënaqësisë së njerëzve me mënyrën se si gjërat janë në ekonominë e tyre. Mbështetja për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian është me e larta e arritura ndonjëherë. Pamja është sigurisht larg perfektes dhe sfidat serioze mbeten. Konvergjenca është ende larg, dhe çështjet dypalëshe shpesh kërcënojnë të errësojnë nismat e reformës. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë arsyet qe kemi  për optimizëm dhe vendosmëri të vazhdueshme”, shtoi Bregu.

Ministri Lajçak shprehu mbështetje të fortë për RCC dhe aktivitetet e tij, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në procesin e integrimit në BE.

Sekretari i Përgjithshëm i RCC gjithashtu vuri në dukje pasojat e mundshme të  lodhjes së zgjerimit dhe të mos ofrimit të një perspektive të besueshme për Ballkanin, të cilat kanë një potencial të vërtetë për të ngadalësuar reformat dhe per te krijuar hapësira për politikanët për të mobilizuar përkrahësit e tyre rreth populizmit, ksenofobisë, nacionalizmit dhe gjuhes se urrejtjes.

Bregu theksoi se integrimi rajonal nuk është një alternativë ndaj integrimit në BE, por në të njëjtën kohë një proces i mirëpritur dhe shumë i dobishëm, i cili nuk e përjashton BE-në.