Politika Bregu: Partitë politike si sekte fetare, ka shkëputje nga programet dhe idetë

Bregu: Partitë politike si sekte fetare, ka shkëputje nga programet dhe idetë

Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu që aktualisht drejton Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Bregu i krahasoi partitë politike në këtë fushatë me sektet fetare.

“Dikur debatet bëheshin për ide, për programe për kahe politike. Pra ku qëndronte e djathta, ku qëndronte e majta, dhe po mendoja që ka patur më shumë realizim politik në atë kohë se sa ka sot. Sot ka një lloj sektarizmi që e ndjej edhe në këtë fushatë. Ku duket sikur partitë politike janë si ato sektet fetare. Ka shkëputje nga ideja dhe nga programet dhe i jemi afruar kësaj sektarizmit që rrit polarizimin në një kah më të dëmshëm. Se polarizim kishte dhe atëherë po kishte për qasje politike sot ka polarizim për individë. Kjo gjë më bezdis”, theksoi Bregu në Përballë.