Bota Brenda qytetit australian që nuk ka ligje dhe policë, ku ndodhin krime...

Brenda qytetit australian që nuk ka ligje dhe policë, ku ndodhin krime shokuese

Thellë në kontinentin australian është një qytet i vogël, ku nuk ka prezencë policie dhe për këtë shkak, krimet e dhunshme janë të përditshme.

Bëhet fjalë për qytetin Fregon, që shtrihet në shkretëtirën e Australisë Jugore, 1300 km larg Adelaides. Ky qytet njihet si “shtëpia e krimeve shokuese”.

Infermierja Gayle Woodford

Në vitin 2016, një infermiere 56-vjeçare u rrëmbye, u përdhunua dhe u vra nga një burrë me precedentë penalë. Ky krim i rëndë bëri që të hidhej dritë mbi ato që po ndodhnin në Fregon.

Javët e fundit, pasi u zbuluan detaje të atij krimi, autoritetet kanë vendosur që në Fregon, ku banojnë 250-300 banorë, të ketë një rajon policie. Ajo që i bindi ishin dëshmitë e shumë mjekëve dhe infermierëve, të cilët thanë se nëse nuk shikonin raste dhune në qytet gjatë një dite, ajo mund të quhej një ditë e mirë.

Personi që e rrëmbeu, përdhunoi dhe vrau infermieren

Gjithashtu, në gjyqin e personit që rrëmbeu, përdhunoi dhe vrau infermieren, u mësua se i pandehuri kishte sulmuar shumë gra përgjatë 20 viteve të fundit.