Kuriozitete Breshkat gjigande, banorët më të vjetër të një ishulli të Zanzibarit

Breshkat gjigande, banorët më të vjetër të një ishulli të Zanzibarit

Ishulli Changuu, i cili i përket Zanzibarit, është një vend i njohur për disa gjëra, dhe një prej tyre janë breshkat gjigande që banojnë aty.

Këta janë banorët më të vjetër të këtij ishulli në bregdetin e Afrikës Lindore. Ky ishull ekzotik është një nga disa në botë i banuar nga breshkat gjigande, dhe është 5.6 kilometra nga Zanzibari.

Studenti i Zanzibarit, Abid Omer Abid tha se zona është gjithnjë e më popullore për turistët që vijnë aty edhe për plazh.

Breshkat që gjatë ditës ushqehen me fruta dhe perime, ndërsa shtrojnë vezë, tërhiqen në një mjedis më të qetë, larg syve të publikut.

Edhe pse është e mbishkruar në hartë me emrin Changuu, shumë turistë gjithashtu e quajnë atë Prison Island ose Turtle Island.

U emërua Prison Island për shkak të kompleksit të burgjeve, ku robërit mbaheshin të arrestuat. Sot, ndërtesat që janë shndërruar në një muze dhe hotel kujtojnë të kaluarën e errët dhe shekullin XIX.