Kryesore Brexit! Futbolli nuk kthehet në shtëpi, Anglia po. Kroacia në finale

Brexit! Futbolli nuk kthehet në shtëpi, Anglia po. Kroacia në finale

150
0
Shpërndaje

E pabesueshme!

Kroacia është për herë të parë në histori në një finale Botërori pas një tjetër 120 minutëshi të luajtur në Luzhniki Stadium.

Anglia do të kthehet në shtëpi pa trofeun dhe ballkanasit do të luftojnë për Kupën e Botës me Francën.

Ndeshja

Anglia bëri një nisje të përsosur duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 5’ me Trippier. Mbrojtësi i djathtë anglez lëshon një goditje fantastike nga encja duke realizuar një gol ëndrrash në gjysmëfinale. Kroacia nuk reagon ndaj Anglisë që merr zemër dhe mund të kishte dyfishuar rezultatin me anë të Harry Kane apo Jesse Lingard.

Prapavija angleze është e kujdesshme dhe e pakalueshme gjatë pjesës së parë, por pas pushimit situata ndryshon në mënyrë të pakuptimtë. Befasisht janë kroatët ata që kontrollojnë lojën dhe krijojnë rastet për të shënuar. Ishullorët duken konfuzë dhe bëjnë shumë gabime në pozicionim dhe pasime, si pasojë ndëshkohen nga Ivan Perisic në minutën e 68’ pas krosit të Vrsaljko.

Kroacia merr frenat e lojës në dorë pas golit që i ka falur eufori. Rastet vazhdojnë një pas një dhe vetëm fati shpëton portën e Pickford. Southgate mundohet të reagojë por nuk ia arrin megjithëse fut Rashford në fushë. Situata nuk ndryshon dhe si pasojë Kroacia do të luajë minutat shtesë për të tretën herë radhazi.

Minutat shtesë flisnin përsëri vetëm kroatët të cilët nuk dihet se ku i gjenin bateritë për të vazhduar pa pushim. Aksionet më të rrezikshme ishin të ballkanasve.

Në shtesë, në minutën e 109’ heroi kroat u bë Mario Mandzukic, i cili iu vodh dy qendërmbrojtësve për të shënuar golin historik për kombin e tij.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in