Bota Brexit pengon gjeneratën e re të Mini Cooper-it

Brexit pengon gjeneratën e re të Mini Cooper-it

Kompania BMW Group ka shtyrë prezantimin e një gjenerate të re të automjeteve ”mini” për shkak të kostove të larta dhe paqartësive që lidhen me Brexit, veçanërisht nga këndvështrimi i tarifave për eksportet drejt Britanisë së Madhe, deklaroi zëdhënësi i BMW Maximilian Schoeberl.

Schoeberl tha se ”prezantimi i këtij modeli është zgjatur për arsye kostosh dhe për paqartësitë që lidhen me Brexit”.

Kompania BMW aktualisht ndërton Mini Cooper në Oxford të Britanisë së Madhe dhe në qytetin Born të Holandës dhe nisja e një modeli të gjeneratës tjetër do të kërkonte investime në linjat e prodhimit të të dy fabrikave.

Kompania BMW rithekson se nuk do të bëjë investime në shkallë të gjerë derisa të ketë siguri më të madhe në lidhje me rezultatin e negociatave midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian për një marrëveshje tregtare.