Bota Brexiti ka kohë që është komed,  vetëm më pak zbavitëse

Brexiti ka kohë që është komed,  vetëm më pak zbavitëse

| Nga Barbara Wesel
Shpërndaje

Brexiti kalon në kohën shtesë dhe askush nuk di më shumë nëse, si dhe kur do të vijë ai. Theresa May i imponoi vendit të saj një udhëtim me zigzake, në fund të të cilit sheh vetëm përzierje stomaku e mungesë orientimi.

Barbara Wesel

Barbara Wesel*

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte e krahasoi Theresa Mayn me një kalorës të zi në një skeç të Monty Python. Kundërshtari i dërmon atij njëra pas tjetrës krahët dhe këmbët dhe në fund thërret: “Le ta quajmë pat”. Kryeministrja britanike ka kohë që është goditur në mënyrë të ngjashme asgjësuese, por vazhdon të vringëllijë shpatën. Brexiti ka kohë që është komedi, vetëm më pak zbavitëse.

Kryetari i Dhomës së Poshtme ndërhyn

Ishte si një goditje rrufeje, kur Kryetari i Dhomës së Poshtme hodhi një vështrim të thellë në histori dhe tha se është e palejueshme, që të votosh pa pushim për të njëjtin projekt. Me këtë ai i vuri kryq me pak fjali strategjisë së Theresa May-t. John Bercow i dha fund hë për hë kësaj loje të keqe. Pas ndërhyrjes, May ra në heshtje. Zëdhënësi i saj deklaroi vetëm që ajo do t’i kërkojë zgjatje BE. Diçka midis tre dhe nëntë muajve.

Në këtë situatë është krijuar një aleancë e çuditshme midis brexitasve dhe miqve të Evropës. Të dytët sepse shpresojnë që do të ketë një referendum të dytë dhe se mund të shpëtohet nga disfata. Për konservatorët e vijës së ashpër tani ofrohen dy shanse: sa më e gjatë të jetë koha shtesë për Brexitin, aq më shpejt shpresojnë ta heqin qafe May-n nga posti ata. Zhgënjimi për paaftësinë e saj i ka mbërthyer si në ethe konservatorët e çdo ngjyre.

Dhe veç kësaj, ata gëzohen që në kohën shtesë ata do të kishin shumë më tepër mundësi, që si anëtarë të BE nga brenda të bëjnë shantazh në çdo qoshe ndaj Brukselit. Mund të paraqesin pa pushim një veto, ta bllokonin makinerinë dhe të merrnin në këtë mënyrë atë që duan nga BE. Këto nuk janë plane sekrete, për të Torie-t e djathtë flasin hapur në intervista. Ata janë “shkatërrues”, objektivi i të cilëve është para së gjithash kaosi dhe kolapsi i sistemit.

Ditët e fundit të Romës

Në Londër kolapsi i klasës politike dhe i institucioneve demokratike ndërkohë ka shkuar kaq larg, sa Theresa May krahasohet me Perandorin Nero me lahutën e tij para gërmadhave të Romës. Vetëm se ajo nuk është në gjendje as të këndojë dhe vetëm mund të thërrasë me zë të çjerrë “Brexit quhet Brexit”. Është banale dhe njëkohësisht një metaforë, që së fundi ajo humbi zërin e saj.

Theresa May i imponoi vendit të saj një udhëtim të çmendur me të përpjeta e të tatëpjeta dhe me zigzake, në fund të të cilit sheh vetëm përzierje stomaku dhe mungesë orientimi. Kur të kenë mbaruar të gjitha superlativat politike, për ta përshkruar një politikë që ka dalë nga shinat, mbeten vetëm të qeshura të shkrehura. Në Mesjetë ka ekzistuar një mbret, e thërrisnin Otto Budallai. Nuk mbahet mend se pse ia vunë këtë emër. Mbase ai nuk kishte plan për të qeverisur dhe Theresa May duket kështu si pasardhëse e kësaj dinastie të palavdishme.

*DW