Aktualitet Britani e Madhe/ Një tjetër “kopshtar” shqiptar kanabisi në pranga

Britani e Madhe/ Një tjetër “kopshtar” shqiptar kanabisi në pranga

Një 19-vjeçar shqiptar ka pranuar që është marrë me prodhimin e kanabisit në një shtëpi fabrikë në Britaninë e Madhe. K. Nikoci, pranoi fajësinë për prodhimin e drogave të Klasit B në rrugën St. George në Ipswich. Ai kishte shkuar në Angli me anë të një kamioni.

Shqiptari doli para gjykatës të mërkurën, një ditë pas operacionit që çoi në kapjen e tij. Ai u arrestua pasi u përpoq që të arratisej duke u ngjitur nga dritarja e pasme drejt çatisë së fqinjit.

Kur policia hyri në apartament zbuloi pajisjet që shërbenin për rritjen e drogës, ku përfshiheshin ngrohëset, dritat dhe ventilatorët. Në një dhomë tjetër u gjetën 43 bimë të rritura kanabisi.

I riu i arrestuar u konsiderua thjesht si “kopshtar” në këtë operacion të mirëfilltë prodhimi droge. Mendohet se ai flinte brenda fabrikës. Nikoci nuk ka folur para autoriteteve, por thjesht ka pranuar fajësinë.