Bota Britani e Madhe/ Përsëri shifra alarmante, 621 viktima në 24 orë

Britani e Madhe/ Përsëri shifra alarmante, 621 viktima në 24 orë

COVID-19 rritet ndjeshëm në Britaninë e Madhe ku numri i viktimave ka arritur në 4 934 dhe në 24 orët e fundit janë regjistruar 621 viktima.

Shifra alarmante të vdekjeve ishin regjistruar edhe dje në Britaninë e Madhe ku u regjistruan 708 vdekje në 24 orë, situatë e cila ka alarmuar autoritetet sanitare.

Ditën e pardjeshme ishin regjistruar 684 persona sipas ministrisë britanike të Shëndetësisë.

Në raport theksohet gjithashtu se nga e diela në mëngjes janë testuar gjithsej 195.524 njerëz, duke e rritur sasinë e testeve të bëra çdo ditë në më shumë se 12,000.