Bota Britania e Madhe “feston” të premten Brexit, Skocia “rebelohet” me flamurin e...

Britania e Madhe “feston” të premten Brexit, Skocia “rebelohet” me flamurin e BE

Britania e Madhe do të “festojë” të premten daljen e saj nga Bashkimi Europian, me një seri eventesh, ndër të cilët dalja në treg të një monedhe përkujtimore si dhe fjalimin drejtuar kombit të kryeministrit britanik Boris Johnson.

Por jo të gjithë janë dakord, veçanërisht në veri të Londrës zyrtare. Sipas mediave angleze, kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon ka dhënë urdhër zyrtarëve skocez që të mbajnë në institucionet vendore flamurin e Bashkimit Europian, krahas atij zyrtar skocez.

Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeo

Sturgeon është kundërshtarja më e madhe e Brexit në vend, e ndihmuar nga rezultatet e referendumit të Brexit në Skoci, ku 62% e popullsisë skoceze votoi për të mbetur në BE.

Por vendimi i Londrës për t’ u tërhequr nga Brukseli mund t’i japë jetë objektivit madhor të Stugeon dhe partisë së saj nacionaliste SNP, zhvillimi i një referendumi për pavarësinë e Skocisë.

“E premtja do të jetë një ditë e trishtuar për Skocinë, se po braktisim BE-në pa vullnetin tonë”, deklaroi Sturgeon, duke shtuar se “është e qartë që një e ardhme në Europë mund të realizohet vetëm nëse Skocia do të jetë një vend i pavarur”.

Një referendum për pavarësinë skoceze mbetet gjithsesi është refuzuar kategorikisht nga Downing Street.