Bota Britania ligj të ri kundër emigrantëve, Johnson premton luftë ndaj trafikut ilegal

Britania ligj të ri kundër emigrantëve, Johnson premton luftë ndaj trafikut ilegal

Britania ligj të ri kundër emigrantëve, kryeministri Johnson premton luftë ndaj trafikut ilegal

Të paktën 409 emigrantë ilegalë mbërritën në brigjet britanike vetëm ditën e mërkurë.

Shifrat e fundit vijnë teksa kryeministri Boris Johnson deklaroi se Mbretëria e Bashkuar është kthyer në një magnet për trafikantët e qenieve njerëzore dhe paralajmëroi se do të ndryshojë ligjin për të zgjidhur krizën.

“Ndiej dhembshuri për ata që janë aq të dëshpëruar saqë vënë fëmijët e tyre në gomone apo mjete të tjera dhe përpiqen të kalojnë kanalin. Por më duhet t’u them se ajo që po bëjnë është se po bien pre e bandave kriminale dhe po shkelin ligjin. Ata gjithashtu po minojnë kërkesat legjitime të personave të tjerë që kërkojnë azil në këtë vend”, tha kryeministri britanik.

Që nga fillimi i vitit, mbi 5 mijë emigrantë kanë mbërritur në Britani me varka të vogla, me rekordin prej 1.468 njerëzish të regjistruar në gusht.