Bota Britania po përgatitet që të bëjë 100 mijë testime në ditë për...

Britania po përgatitet që të bëjë 100 mijë testime në ditë për Covid-19

Nga dita në ditë, Britania e Madhe, po ndryshon qasje sa i përket pandemisë së koronavirusit. Sekretari për Shëndetin në mbretëri, Matt Hancock, u zotua se brenda një dite do të kryhen deri në 100 mijë në teste.

“Çdokush do të ketë mundësinë që të ketë akses në kontrolle jetësore dhe t’i rikthehet jetës”, tha Hancock, duke treguar kështu se qeveria ka bërë një kthesë të madhe sa i përket kryerjes së testeve e do të përdorë edhe laboratorët private.

Vetë sekretari ka qenë i izoluar, ndërsa shfaqi simptoma të prekjes nga koronavirusi. Kritikat kanë qenë të mëdha për kabinetin e kryeministrit Boris Johnson, për faktin se kanë kryer pak teste.

Të shumtë janë zërat që kërkojnë që të angazhohen edhe laboratorët private, që janë të shumtë në numër në ishull.

Në këto laboratorë, testet mund të sigurohen shpejt, ndërsa stafi është i kualifikuar. Nga britanikët është shtuar kërkesa për të kryer testime dhe qeveria ka vendosur që t’ia plotësojë secilit dëshirën.