Extra Britania rihap pub-et: 15 milionë birra të shitura që në natën e...

Britania rihap pub-et: 15 milionë birra të shitura që në natën e parë (FOTO)

Më në fund pub-et në Britani u hapën. Një nga “institucionet” më të rëndësishme në ishull i dha fund mbylljes 104 ditore për shkak të pandemisë dhe birra u derdh lumë që në natën e parë kur autoritetet vendosën që ky lloj biznesi të hapë dyert.

Megjithatë edhe nëpër këto lokale, ashtu si në mbarë vendin vlejnë rregulla të reja sigurie për shkak të pandemisë Corona. Vizitorët e pub-eve duhet të regjistrohen gjatë hyrje-daljes nga lokali duke lënë të dhënat e tyre të kontaktit. Grumbullimi i klientëve në banak nuk lejohet më. Porositë do të bëhen në tavolina ose përmes aplikacionit në celular.

Por grumbulli masiv ishte një nga shqetësimet kryesore të autoriteteve shëndetësore për shkak të mos respektimit të distancimit social dhe në të vërtetë rezultoi kështu.

Në disa raste u kërkua ndërhyrja e policisë për shkeljen e rregullave dhe shumë prej pub-eve u mbyllën më herët.

Sipas ekspertëve në ditën e shtunë, vlerësohet të jenë shitur 15 milionë birra.

Britania e Madhe regjistroi 64 viktima të shtunën dhe mbi 600 persona të tjerë të infektuar dhe grumbullimet të tilla masive dyshohet se mund të rikthejnë një përkeqësim të situatës përsa i përket pandemisë.