Extra Britanikët nuk e marrin seriozisht koronavirusin, dynden nëpër parqe (FOTO)

Britanikët nuk e marrin seriozisht koronavirusin, dynden nëpër parqe (FOTO)

Edhe pse kryeministri Boris Johnson bëri thirrje që njerëzit të mbajnë distancë, të qëndrojnë në shtëpi dhe të punojnë nga banesa e tyre nëse munden, britanikët nuk ia kanë vënë veshin kësaj thirrjeje dhe sot dolën nëpër plazhe dhe parqe për të shëtitur me familjarët apo miqtë.

Britania e Madhe i ka mbyllur lokalet dhe restorantet që nga mbrëmja e së premtes, Qeveria u ka kërkuar njerëzve që të distancohen nga njëri-tjetri në mënyrë që të shmangen masa edhe më drastike.

Në Mbretërinë e Bashkuar numërohen deri tani 244 viktima nga koronavirusi dhe 5018 të prekur.