Bota Brnabiç sulmon bashkimin doganor Shqipëri–Kosovë: Sinjal i një “Shqipërie të Madhe”

Brnabiç sulmon bashkimin doganor Shqipëri–Kosovë: Sinjal i një “Shqipërie të Madhe”

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç theksoi se Prishtina rrezikon stabilitetin rajonal, e kjo sipas saj duke me taksën doganore, duke krijuar një ushtri të Kosovës, si duke fshirë kufirin me Shqipërinë.

Ajo shtoi se e vetmja arsye që sot ka një situatë e qëndrueshme në rajon, është se Serbia sillet me përgjegjësi.

Brnabiç i tha TV Pink se ajo e konsideron kërcënimin më të madh “një vendim politik” lidhur me shkrirjen e kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë, gjë që sipas saj, padyshim çon në krijimin e një “Shqipërie të madhe”.

Brnabiç shprehu shpresën e arritjes së një kompromisi në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe theksoi se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është duke u përpjekur për të paraqitur situatën si një konflikt të Rusisë kundër Amerikës, e që siç tha, nuk është absolutisht ashtu.