Bota Brukseli akuzon Moskën për rritje të tensioneve me Ukrainën

Brukseli akuzon Moskën për rritje të tensioneve me Ukrainën

Bashkimi Europian akuzoi sot Rusinë se por rrit tensionet me Kievin, pas njoftimit që Moska do të lehtësojë dhënien e pasaportave ruse për banorët në lindje të vendit.

“Ne presim nga Rusia që të mos bëjë veprime në kundërshtim me marrëveshjet e Minskut dhe që të mos pengojë riintegrimin e plotë të zonave të kontrolluara nga separatistët”, paralajmëroi BE-ja në një komunikatë.

“Të gjitha palët duhet të përmbushin plotësisht angazhimet e marra sipas marrëveshjeve të Minskut”, thuhet në këtë tekst.

“Çasti i këtij njoftimi, menjëherë pas presidencialeve, që treguan lidhjen e fortë të Ukrainës tek demokracia dhe shteti i së drejtës, tregon synimin e Rusisë për të destabilizuar edhe më shumë Ukrainën dhe për të përkeqësuar konfliktin”, theksoi zëdhënësja e shefes europiane të diplomacisë, Federica Mogherini.