Kryesore Brukseli: Djegia e mandateve nga opozita, akt kundër BE-së

Brukseli: Djegia e mandateve nga opozita, akt kundër BE-së

Zëdhënësja e Brukselit Maja Koçijançiç, tha se vendimi i opozitës për të lënë mandatet nuk mirëpritet nga BE, sepse edhe janë kundër BE-së.

“Kur bëhet fjalë për dorëzimin e mandateve, vendimi i opozitës dëmton funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Parlamenti është vendi ku reformat duhet të diskutohen dhe të ecin më tej, pra të diskutohet dhe jo bojkotohet. Këto vendime janë joproduktive dhe shkojnë kundër BE-së, vendim që qytetarët kanë marrë dhe kundër aspiratës për anëtarësimin në BE”, tha Koçijançiç gjatë një video-konference me gazetaren Erisa Zykaj.

Më tej ajo mohoi faktin se Brukseli mban qëndrime të njëanshme lidhur me zhvillimet në Shqipëri, pra pro-qeveritare.

“Erisa, nëse lexon raportet tona, ti e shikon që ato janë shumë të balancuara. Ka shpesh paragrafë ku ne jemi shumë kritikë dhe japim rekomandimet tona. Në këtë drejtim raportet janë shumë të qarta. Ndryshe nga ju unë nuk do t’i krahasoja situatat dhe mendoj se procesi në çdo rast me Ballkanin Perëndimor është me karakteristika të ndryshme, por unë nuk do t’i krahasoj situatat ashtu si bën ti”, ishte përgjigja e znj. Koçijançiç.